2/16/2026 1:49:20 PM

Së shpejti priten edhe aktakuza të tjera për gjykim në mungesë

Duhet të lexoni

Pas dy aktakuzave që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur për gjykim në mungesë, tashmë ky institucion i drejtësisë pritet që shumë shpejt të ngrehë edhe aktakuza të reja në mungesë që kryesisht kanë të bëjnë me rastet e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë, por edhe krime të tjera lufte të kryera nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në vend.

Kështu ka deklaruar udhëheqësja e departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari e cila u shpreh se për këto aktakuza kanë arritur të sigurojnë prova relevante.

Prokurorja Hajdari theksoi se aktualisht i ka në përgatitje tri aktakuza në mungesë për dhunë seksuale gjatë luftës.

“Do të kemi aktakuza të tjera sepse kemi raste në të cilat janë krijuar dhe përmbushur kushtet ligjore për ngritjen e aktakuzës në mungesë… Nuk mund të precizoj numrin, por janë disa raste unë personalisht i kam në përgatitje edhe tri raste për dhunë seksuale gjatë luftës ku viktima ka arritur të identifikojë kryesin dhe në të cilat janë grumbulluar provat relevante për ngritjen e aktakuzës… Ka për të pasur edhe raste të tjera përveç dhunës seksuale gjatë luftës, unë dhe kolegët kemi raste të tilla të cilat pothuajse janë të gatshme për ngritjen aktakuzave në mungesë”, u shpreh ajo per KP.

Sipas saj, gjykimi në mungesë paraqet përmbushje të drejtësisë për viktimat e krimeve të luftës, pasi arrihet të dokumentohet krimi i kryer.

Hajdari deklaroi po ashtu se gjykimi në mungesë ka ofruar mundësi të gjykimi edhe kur nuk sigurohet prania fizike e atyre që dyshohet se kanë kryer krimin.

Hajdari tha se me gjykimin në mungesë janë krijuar mundësi më të mëdha për ngritjen e aktakuzave për kryerësit e krimeve gjatë luftës.

Sipas saj, kjo ka qenë edhe arsyeja se pse Prokuroria Speciale ka ngritur për nga numri pak aktakuza pasi rastet janë proceduar vetëm kur është arritur sigurimi fizik i kryesit të krimit.

Udhëheqësja e departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ka ngritur nevojën për shtimin e numrit të prokurorëve në këtë departament.

Sipas saj, numri prej katër prokurorëve nuk është i mjaftueshëm për procedimin e të gjitha lëndëve që kanë në dispozicion.

Në fillim të këtij muaji, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti dy aktakuza në mungesë kundër të pandehurve Ç.A. dhe D.R. – të dyshuar për krime lufte në Kosovë, gjatë vitit 1999.

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë e masakruar mbi 13 mijë civilë, dhunuar seksualisht 20 mijë gra e burra, ndërkaq ende mungojnë mbi 1600 persona të zhdukur me forcë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate