2/16/2026 8:12:21 AM

Vazhdon çështja e kryeprokurorit të Shtetit, prokurori Shqipdon Fazliu paraqet kërkesë në Kushtetuese për vlerësim të aktgjykimeve

Duhet të lexoni

Është avokati i prokurorit Shqipdon Fazliu, Flakron Sylejmani, ai i cili ka bërë të ditur se klienti i tij ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme, të Gjykatës së Apelit dhe Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në një përgjigje për RTV Dukagjini, Sylejmani ka thënë se nga këto aktgjykime klientit të tij i janë shkelur të drejtat.

“Me këto Aktgjykime dhe Aktvendime të Gjykatave të rregullat i janë cenuar të drejtat kushtetuese z. Shqipdon Fazliu, përkatësisht e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta në mjet juridik etj. Ne konsiderojmë se gjykata e rregullta kanë bërë shkelje të dispozitave të procedurës, edhe atë duke zbatuar gabimisht nenin 27, paragrafi 1 të ligjit për konfliktin administrativ që përcakton se ‘padia paraqitet brenda tridhjetë (30) ditësh, që nga data e dorëzimit të aktit administrativ përfundimtar palës’. Në fakt ne kemi vlerësuar se në ketë rast është dashur të gjej zbatim neni 28, paragrafi 2 i këtij ligji, i cili përcakton se ‘Nëse padia nuk i është dorëzuar gjykatës, por organit tjetër jo kompetent, ndërsa i arrin gjykatës pas skadimit të afatit për paraqitjen e padisë, do të konsiderohet se është paraqitur me kohë, nëse paraqitja e saj në këtë organ ka qenë si pasojë e mos dijës apo e gabimit të hapur të paraqitësit”, ka thënë Sylejmani.

Tutje, ky i fundit ka deklaruar se Gjykata ka bërë shkeljen e të drejtave materiale, duke interpretuar në mënyrë të gabuar nenin 28, paragrafin 2.

Duke interpretuar gabimisht dispozitën e Nenit 28, paragrafi 2, Gjykata ka bërë shkeljen e të drejtave materiale, konkretisht nenin 4 të po këtij ligji që përcakton se: ‘Në konfliktin administrativ gjykata kompetente vendos në bazë të kushtetutës dhe ligjeve’, lidhur me nenin 31, paragrafi 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës se: Kjo normë është në përputhje me garantimin e të drejtave kushtetuese dhe të drejtave të përcaktuara në konventat ndërkombëtare, që të mos ndëshkohet/n qytetari/ët për shkak të një gabimi të hapur dhe t’i pamundësohet e drejta e gjykimit – e drejtë dhe drejta kjo themelore e njeriut”, ka thënë Sylejmani.

Avokati i Fazliut ka thënë se pret që Kushtetuesja të vendosë në favor të kërkesës së klientit të tij.

“Ne vlerësojmë se gabimi i hapur nuk ka rrjedh nga mosdija apo lëshimi i afatit nga ne por nga natyra e konsoliduar e kësaj praktike (precedenti) nga Gjykata Kushtetuese, prandaj konsiderojmë se ka qenë e afatshme dhe e ushtruar brenda afatit ligjore. Andaj, kësaj radhe presim nga Gjykata Kushtetuese që të vendos në favore të kërkesës të parashtruar nga ana jonë”, ka thënë ai.

Deri tani, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu nuk ka vendosur akoma për dekretimin ose jo të prokurorit Blerim Isufaj në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate