2/14/2026 4:10:18 PM

Pas vërshimeve të janarit, Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” nisin ndërtimin e shtëpive në Skenderaj

Duhet të lexoni

Pas vërshimeve të janarit, Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” me ndihmën e donatorëve dhe kontribuesve si Ekrem Lluka nga kompania Dukagjini, figura publike nga Zvicra, Bernd Beetz – SV Waldhof Mannheim Spielbetriebs Gmbh, Besim Rexhepaj kanë filluar ndërtimin e shtëpive në komunën e Skenderajit.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, humanisti Halil Kastrati nga Jetimat e Ballkanit dhe Selim Pacolli kanë vizituar të martën e 9 majit familjet që janë prekur nga vërshimet e janarit të këtij viti, shtëpitë e të cilave u bënë të pabanueshme nga dëmtimet si pasojë e fatkeqësisë.

Familja e Isak Smajlit nga fshati Kuçicë mori lajmin nga përfaqësuesit e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, se do t’i ndërtohet shtëpia e re.

Këtë lajm e morën edhe familjet e Jetullah e Avdullah Imerit – Tushilë, Xhafer Zyhranit – Llaushë dhe Isuf Gjokajt – Skenderaj, të cilat shumë shpejt do të vazhdojnë jetën në kushte më të mira banimi.

Po ashtu, në këtë komunë do të rinovohen disa shtëpi që janë prekur nga këto vërshime.

“Kjo familje nga vërshimet që ndodhën në muajin janar të këtij viti kishte humbur gjithçka që kishte. Me gëzim nisi dita edhe për familjet e Jetullah e Avdullah Imerit, në fshatin Tushilë, familjen e Xhafer Zyhranit nga Llausha, dhe Isuf Gjokajt, nga Skenderaj. Këto 5 familje do të bëhen me shtëpi të reja, falë angazhimit dhe humanizmit të treguar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit””, thuhet në njoftimin e Fondacionit “Behgjet Pacolli”.

Tutje thuhet se ndër kontribuesit janë; figura publike nga Zvicra, Bernd Beetz – SV Waldhof Mannheim Spielbetriebs Gmbh, Besim Rexhepaj, Ekrem Lluka nga kompania Dukagjini, dhe shumë donatorë tjerë”.

Ndryshe mbi 300 familje në Skenderaj ishin prekur nga përmbytjet e 19 janarit.

 

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate