2/14/2026 8:03:36 AM

Osmani për BBC News flet për Asociacionin dhe Personat e Pagjetur: Kosova nuk ikë nga obligimet

Duhet të lexoni

Presidentja Osmani ka dhënë një intervistë për BBC News në lidhje me zhvillimet në dialogun e Kosovës me Serbinë. Çka tha presidentja?

Pas arritjes së marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe 18 marsit në Ohër, janë pakësuar intervistat e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani për mediat ndërkombëtare. Megjithatë, një e tillë u publikua sot nga vetë znj. Osmani.

Osmani nisi të fliste për Deklaratën për Persona të Pagjteur, e për të cilën i tha këto fjalë:

“Unë besoj që kjo është një prej arritjeve më të mëdha në procesin e dialogut sepse është prej atyre marrëveshjeve që direkt e prek jetën e njerëzve tanë,”

Presidentja Osmani shprehu shpresën që Serbia të zbatonte këtë marrëveshje.

Menjëherë më pas, ajo u pyet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Pse Kosova është kundër krijimit të një Asociacioni të tillë?” - ishte pyetja së cilës iu përgjigj presidentja.

“Ka pasur gati 40 marrëveshje të arritura në Bruksel mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në 11 vitet e kaluara. Çështja e Asociacionit ka qenë vetëm njëra nga marrëveshje. Duhet përmendur që shumica e këtyre marrëveshjeve nuk janë zbatuar nga Serbia, përfshirë obligimin për të njohur dokumentet e Kosovës...” – nisi argumenti i saj për këtë çështje.

“Të gjitha marrëveshjet duhet të shtyhen për t’u zbatuar. Kosova nuk po ikë nga obligimet e saj. Ajo çka jemi të gatshëm të ofrojmë është të japim gjithçka bazuar në standardet evropiane për t’i akomoduar të drejtat e serbëve. Por, jo t’i japim Serbisë një instrument përmes të cilit ata vazhdimisht do të cenojnë Kosovën si shtet i pavarur,” – deklaroi tutje znj. Osmani.

Presidentja e vendit u pyet edhe se çfarë po bënte që të integronte më mirë serbët e Kosovës në institucionet e vendit.

Ajo u shpreh se bojkoti i bërë nga serbët në zgjedhjet e 23 prillit nuk ishte i vullnetshëm, por i detyrueshëm nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqit. Osmani akuzoi Serbinë për “ndërhyrje të paligjshme në zgjedhjet e një shteti tjetër” duke theksuar që kjo ishte pika kryesore.

“Por duhet ta kuptojmë po ashtu duke mësuar prej historisë se normalizimi i marrëdhënieve mund të arrihet vetëm përmes njohjes reciproke,” – u shpreh tutje ajo.

Kujtojmë se presidentja e vendit e kishte quajtur “absolutisht zhgënjyese” mungesën e njohjes reciproke në Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate