Një 51-vjeçar, banues në Kosovë është kapur nga policia e Vlorës që e kishte shpallur në kërkim.
Ai akuzohet për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim.
Bashkë me një person të arrestuar edhe më parë, 51-vjeçari ka tentuar të vrasë një të moshuar dhe nipin e saj të mitur. Personat në fjalë janë ish-vjehrra dhe thjeshtri i tij.
Kosovari ka dhunuar 2 personat në bashkëpunim me shokun e tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.