2/11/2026 12:46:53 AM

Në vjeshtë fillojnë punimet në Kompleksin e Jasharajve

Duhet të lexoni

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka thënë shumë shpejt pritet që të shpallet konkursi ndërkombëtar për renovimin e Kompleksit Memorial të Jasharajve në Prekaz.

Projekt ky që sipas tij, i tejkalon përmasat e një projekti që deri më tani është realizuar në Kosovë dhe i cili pritet që të fillojë në vjeshtë të këtij viti.

Zogaj, tha se ky është një projekt madhështor, që sipas tij, pas përfundimit do të arsyetohen vonesat e deri tanishme.

“Është caktuar një komision i eksperteve dhe komisioni ka bërë detyrën projektuese dhe detyra projektuese është votuar nga komiteti ndërministror në fund të shtatorit, pastaj kanë filluar disa proceduar për hapjen e konkursit për aplikim dhe pas gjitha atyre detaleve që është dashur që të parashihen, sepse ky do të jetë një prej konkurseve të veçanta që deri më tani në Kosovë nuk kemi pasur, sepse është një projekt madhështorë po edhe jashtëzakonisht i madh”.

Ai tha fillimisht do të behët hartimi i projektit e që sipas tij, të gjitha këto proceduar do të marrin kohë deri në vjeshtë.

Zogaj tha se ekspertet kanë ndërhyrë në kullat aty ku ka pasur nevojë dhe se nuk ka ndonjë rrezik vetëm në përjashtim të ndonjë tërmeti.

“Këto procedura do të marrin kohë, fillimisht do të jetë konkursi për hartimin e projektit, pasi ta kemi projektin pastaj do të fillojnë procedurat për përzgjedhjen e kompanisë për realizimin e projektit. Po shpresojmë që gjitha këto procedura do të na marrin kohë ka vjeshta, po shpresojmë që të kemi mundësi që të fillojmë konservimin fillimisht të shtëpive të rezistencës. Përveç kësaj do të fillojmë me punime të tjera. Situata është e mirë dhe për një kohë mund të rezistojnë këto kulla. Po shpresojmë që Prekazin do të kemi një qendër edhe të rajonit për vizitor”, tha ai për EO.

Ai tha se ky projekt parashihet që të shtrihen në një sipërfaqe deri në 450 hektarë dhe diku në 20 hektarë do të ketë ndërtime, ai theksoi se i gjithë projekti do të jetë i shumë i kushtueshëm.

Realisht gjithë projekti duhet të jetë i kushtueshëm, nuk mund të flasim për shumën tash sepse flitet për një projekt që do të shtrihet në një sipërfaqe në kuadër të kompleksit 450 hektarë, nuk do të thotë që do të ketë ndërtime në 450 hektarë, po të paktën diku 20 hektarë do të ketë ndërtime dhe projekti do të jetë bukur i kushtueshëm, edhe projekti do të kushtojë disa milion”, tha ai.

Ai tha se si agjenci brenda javës do ta shpallim fazën e fundit për ndërtim e kompleksit të Mejsë. Sipas tij, vitin e ardhshëm do t’i realizojnë edhe dy projekte të mëdha e të cilat janë projekti për fëmijët e vrarë gjatë luftës edhe muze i luftës.

“Realisht ne në këtë javë jemi në fazën e fundit të projektit të Mejës, është një nga projektet që 5 vite ne si agjenci merremi e që më herët edhe komuna e Gjakovës. Tash jemi në fazën përfundimtare dhe brenda javës do ta shpallim fazën e fundit për ndërtim në kompleksin e Mejsë dhe ka fundi i viti do ta kemi të përfunduar këtë projekt”.

“Pastaj i kemi disa projekte nëpër komuna që në bazë të buxhetit jemi munduar që t’i përzgjedhim ato që kanë qenë më të domosdoshme. Jemi në përfundim të disa projekteve më të vogla dhe po mbetët që vitin tjetër t’i realizojmë disa projekte më të mëdha që i mungojnë Kosovës si projekti për fëmijët e vrarë gjatë luftës edhe një muze të luftës. Po shpresojmë që vitin tjetër t’i kemi edhe këto dy projekte”, tha ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate