2/9/2026 8:15:50 AM

Kjo është pasuria e tre liderëve opozitarë

Duhet të lexoni

Tre liderët opozitarë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar pasuri të paluajtshme një banesë me vlerë 120 mijë, një shtëpi të përbashkët me bashkëshorten, e cila ka vlerën 180 mijë euro. Shtëpia, sipas deklarimit të Krasniqit, është blerë me kredi, kursime dhe kontribut familjar.

Pasuri të luajtshme, ai e ka deklaruar një veturë të tipit Volkswagen që ka vlerë 22 mijë euro në pronësi të bashkëshortes.

Krasniqi posedon edhe nje numër të kriptovalutave. Ai ka Bitcoin që vlerën aktuale e ka 26 mijë euro, Ether me vlerë 1.650 euro, Binance Coin me 290 euro dhe të tjera kriptovaluta me vlerë.

Krasniqi ka deklaruar se i ka në bankë si para të gatshme 3 mijë e 43 euro dhe 1 mijë e 57 euro e 79 centë në emër të bashkëshortes.

Të ardhurat vjetore të Krasniqit janë afro 19 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës. Ndërsa, bashkëshortja e tij, ka afro 14 mijë euro të ardhura vjetore.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar një shtëpi me vlerë 200 mijë euro në emër të përbashkët me bashkëshorten. Ai ka edhe një shtëpi të trashëguar në emër të tij me vlerë 150 mijë euro dhe po ashtu një tokë të trashëguar me vlerë 90 mijë euro.

Abdixhiku pasuri të luajtshme ka deklaruar një veturë me vlerë 25 mijë euro në pronësi të bashkëshortes.

Kryetari i LDK-së ka deklaruar 10 mijë e 605 euro para të gatshme në bankë dhe 17 dollarë. Ndërsa, bashkëshortja e tij ka 2 mijë e 288 euro.

Abdixihiku ka thënë se merr të ardhura vjetore 18 mijë e 591 euro nga Kuvendi dhe 24 mijë euro nga kolegji “Riinvest” ku punon si ligjërues. Bashkëshortja e tij ka afro 13 mijë euro të ardhura vjetore.

Kryetrari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar pasuri të paluajtshme një shtëpi me vlerë 330 mijë euro, një shtëpi tjetër me vlerë 270 mijë euro në emër të përbashkët me bashkëshorten, një tokë me vlerë 75 mijë euro, një truall me vlerë 27.300 euro, një shtëpi me vlerë 202 mijë euro, një shtëpi me vlerë 340 mijë euro dhe një vilë me vlerë 120 mijë në emër të përbashkët. Vetëm një nga këto pasuri, kryetari i AAK-së ka deklaruar se e ka blerë me kredi.

Haradinaj ka deklaruar një veturë BMW me vlerë 8 mijë euro në pronësi të bashkëshortes dhe një Cadillac me vlere 19 mijë euro në pronësi të tij.

Kryetari i AAK-së ka 50 për qind të aksioneve në shoqërinë tregtare “HCC sh.p.k” dhe 50 për qind të tjera në emër të përbashkët.

Si para të gatshme, Haradinaj i ka deklaruar 5 mijë e 790 euro që vijnë nga qiraja dhe paga 2 mijë euro.

Haradinaj merr 18 mijë e 570 euro të ardhura vjetore, 2 mijë e 700 euro si invalid i luftës, 37 mijë e 288 euro nga qiraja e shtëpisë, 12 mijë euro i ka marrë huazim nga kompania “HCC sh.p.k”. Bashkëshortja e tij merr 48 mijë e 500 euro të ardhura vjetore.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate