Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ka ndodhur dje në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Për këtë, kryeministri Kurti ka shprehur ngushëllime.
”Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike“, ka shkruar Kurti në Twitter, të enjten.
Për këtë rast tragjik ka shprehur ngushëllime edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.