Qeveria Kurti nga sot do ta ketë një zëvendësministër më shumë.
Në Ministrinë e Infrastrukturës, është emëruar si zv/ministër Avni Zogjani.
Kjo u bë e ditur në një njoftim për media nga Qeveria e Kosovës.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Zogiani për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, u tha në komunikatë. /Lajmi.net/