11/25/2024 6:35:12 PM

“Takimi i radhës në Bruksel do të definojë formën e Asociacionit”

Duhet të lexoni

Dilema për të cilën protestohet e diskutohet për më shumë se një dekadë sipas atyre që e përcjellin dialogun, pritet të marrë fund në datën 2 maj.

Takimi i radhës në Bruksel sipas analistit Visar Xani do të qartësojë nëse asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive ose kompetenca më të avancuara.

“Edhe Qeveria e Kosovës nuk ka shumë informacion se çfarë drafti do të jetë në tavolinë dhe është shumë e rëndësishme me e pa se si është ndërtuar ai draft, çfarë mbështetje ka, a ka mbështetje ndërkombëtare apo vetëm është i hartuar në një mënyrë i cili mund të sfidojë palët”, ka thënë Visar Xani, Njohës i procesit të dialogut.

Përpos asociacionit për palët sfidë është cilësuar një temë tjetër, e cila përkundrazi i shërben qarkullimit të lirë të qytetarëve, ide e proklamuar për vite me radhë nga ndërmjetësuesit e dialogut. Hapja për qarkullim e urës kryesore mbi lumin Ibër, vendim i marrë nga kuvendi i Mitrovicës Veriore.

Edhe pse ky vendim është në shërbim lirisë së lëvizjes sipas Xanit duket se nuk ka disponim nga ndërmjetësuesit që të shtrohet si temë në Bruksel. Ky vendim është dënuar ashpër edhe nga Serbia, shteti i cili sipas Xanit publikisht e ka shkelur marrëveshjen e Ohrit.

“Edhe pse pala serbe do të mundohet të fshihet pas disa veprimeve por duhet të treguar qartë, edhe lehtësuesit edhe garantuesit të marrëveshjeve, se palët nuk duhet të devijojnë zotimet e tyre. Ndryshe nëse kemi devijime të këtyre zotimeve dhe mos-zbatim të obligimeve që i marrim në tryezën e bisedimeve atëherë nuk ka marrëveshje serioze dhe nuk ka marrëveshje që mund të besohet. Çdo marrëveshje duhet të ketë hapa konkret, duhet të ketë zbatueshmëri të qartë duhet të ketë garancion të fuqishëm dhe duhet të ketë veprime ndëshkuese për palën e cila nuk tregohet zbatuese të marrjes së obligimeve”, shtoi Xani.

Përpos që nuk po dënohet për mos-respektim të marrëveshjes, sipas deputëteve të opozitës Serbia është në dispozicion edhe që të paraqesë kërkesa shtesë për planin franko-gjerman, mundësi të cilën sipas tyre e ka humbur Kosova.

“Pritjet janë të qarta janë të lexueshme i kemi qëndrimet e përfaqësueseve ndërkombëtar dhe kërkesat e tyre konkrete. Kryeministri në marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit, të gjitha ato detyrime që përfshihen në kuadër të marrëveshjes së Brukselit për planin franko-gjerman dhe ato në aneksin për implementim të Ohrit janë qartësisht të definuar dhe ato do të interpretohen vetëm nga Lajçak….Kosova nuk e ka më komoditetin dhe të drejtën e interpretimit dhe mbajtjes së qëndrimeve, por e kundërta. Por duhet vetëm që të jetë zbatuese, në këtë moment Serbia e ka rolin e asaj që insiston dhe kërkon kurse Kosova është e detyruar që të zbatoj”, ka thënë deputeti Hisen Berisha.

Kryeministri Albin Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq më 2 maj në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën, ku fillimisht do të bëhet nënshkrimi i deklaratës për personat e zhdukur si pikë e parë, e cila do të pasohet me diskutimet për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

 

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Dedikim për Xhensilën? Bes Kallaku thyen HESHTJEN pas zhurmës në rrjet me këngët e tij!

Bes Kallaku, një prej emrave më të përfolur të momentit në showbiz-in shqiptar ka folur për herë të par&e ...

Xuxi, Vullnetit: Boll burrë ke dalë, hallall të qoftë që u puthe me Gresën

Xuxi e ka biseduar me Vullnetin puthjen që ky i fundit e shkëmbeu me Gresën.Ai i tha Vullnetit se “boll burrë ke dalë q ...

“Me ta kallë krejt lojën”, Gresa dhe Vullneti bëjnë planin e ri

Gresa e Vullneti kanë biseduar për një plan të ri brenda shtëpisë më të famshme në vend.Ai i propozoi Gre ...

Jetë / Stil

Nuk është paraja! Studimi i fundit tregon se çfarë i bën njerëzit të lumtur

“Jemi kafshë sociale”, thoshte Aristoteli mijëra vjet më parë. E jeta nuk ka ndryshuar shumë që atëher& ...

Ndryshimi i orës po dëmton shëndetin e njerëzve – ekspertët ngrenë alarmin: Të mbahet gjithmonë ora dimërore

Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënju ...

5 përfitimeve të rozmarinës: ilaçe natyrale për shëndetin dhe mirëqenien tuaj

Rozmarina është një barishte që është dashur me shekuj, jo vetëm për cilësitë e saj aromatike, por e ...

Sport

Shqipëria gjobitet rëndë nga UEFA

Shqipëria u gjobit për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë nga tifozët “kuqezi” dhe për transmet ...

Arsenali mposhtet nga Newcastle United

Arsenali është mposhtur 1-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Lig&eu ...

Liverpooli shënjestron dy sulmues për ta zëvendësuar Salahun

Mohamed Salah ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës në “Anfield” dhe Liverpooli ka shënjestruar ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate