9/18/2025 7:23:44 PM

‘Na kërkuan 600 euro’: Rrëfehet qytetarja e Gjilanit që denoncoi mjekët

Duhet të lexoni

Dy mjekë nga Spitali i Gjilanit janë arrestuar të shtunën mbrëma nga Policia e Kosovës nën dyshimet për veprën penale “marrje e ryshfetit”. Për këtë ka folur qytetarja e cila i ka denocuar mjekët në polici, teksa ndaj tyre është kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy mjekët nga Gjilani që dyshohet se kanë përfituar nga ryshfeti qindra euro. Arrestimi i tyre është bërë pasi një qytetar i ka denoncuar ata në polici.

E kjo qytetare në kushtet anonimiteti ka treguar rastet ku mjekët janë përfshirë në veprën penale “marrje e ryshfetit.

Ajo ka rrëfyer për paratë që i kanë kërkuar mjekët për operimin e babait të saj. Fillimisht ajo ka thënë mjekët i kanë kërkuar 200 euro vetëm për rezervim, ndërsa 330 për blerjen e një rrjete për operim.

“Familjarja ime ka pasë prej Bruhit me u operu, njëherë i ka kërku prej babait tim që me i pagu 200 euro vetëm për rezervim. 330 euro për rrjetën na e ka kërku, e kishte vetëm 4 cm atë ndërhyrje. Ky ka thënë që duhet një rrjetë 330 euro me e ble. Ditën e operimit ai tha qe po ia kallxoi rrjetën që kam më ia vendos familjares tënde, sepse mendonte që nuk dimë me lexu e me shkru, e pash që rrjeta është 15×15 dhe jo 30×30. Pra na e shiti për 350 euro.” – ka thënë ajo për Insajderin.

Më tej, ajo ka rrëfyer se mjekët nuk kanë dashur që ta operojnë motrën e saj pa dhënien e të hollave që ishin kërkuar.

E mendova që duhet ta paraqes, na tha pastaj që edhe 100 euro jeni të obliguar të ia jepni atij doktorit për anestezion, pra anesteziologut aty e kam ditë që duhet me raportu. Prita deri e përfundoi motra operacionin dhe ju thashë atyre që babai kur të vjen ua jep pjesën tjetër të parave. Sepse s’dojshin me e shti motrën në operacion as për qato 100 euro. Kur familjarja po operohej u detyrova me shku në polici dhe ata janë mobilizu për 10 minuta, kanë qenë shumë të shpejtë.” – pretendon ajo.

“I thash ja, doktor Luani më dërgoj me t’i pru paret që i keni kërku, tha ami por mos të ninë najkush për këtë punë se kjo e kundërligjshme është. I thash, po po mos ta ninë se e di.” – ka thënë ajo.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate