1/9/2026 3:01:00 AM

Kushtetuesja pranon ankesën e Telekomit, hedh poshtë vendimet për kontestin me Z-Mobile-in

Duhet të lexoni

Gjykata Kushtetuese ka dalë me një njoftim për aktgjykimin në lidhje me një ankesë të Telekomit, që lidhet me procesin gjyqësor, përmes të cilit Z-Mobile i kërkonte 25 milionë nga Telekomi, që ishte gjobitur nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit.

Kushtetuesja e hedhur poshtë aktvendimin e Gjykatës Supreme dhe të Apelit në lidhje me kontestin e Telekomit dhe Z-Mobile, raporton Gazeta Express.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Aktvendimi i Supremes dhe i Apelit është në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 të Kushtetutës.

“Rrjedhimisht dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktgjykimin e publikuar, Gjykata konstatoi se, Aktvendimi i kontestuar i Gjykatës Supreme dhe Aktvendimi i Gjykatës së Apelit, janë nxjerrë në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6  të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke e kthyer të njëjtin për rivendosje në Gjykatën e Apelit, marrë parasysh që kjo e fundit, siç është sqaruar në Aktgjykim, ka “juridiksion të plotë” për të adresuar të metat procedurale të cilat kanë rezultat në kontestimin e Aktvendimit të Gjykatës Themelore”, thuhet ndër të tjera në Aktgjykimin e Kushtetueses.

Objekt i çështjes ka qenë procedura lidhur me përmbarimin e Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Në vitin 2016, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit vendosi ta gjobisë Telekomin me rreth 30 milionë eurosh, pasi Z-Mobile u ankua se kompania publike nuk i është përmbajtur kontratës që kishin bërë.

Në vitin 2009, kompania publike Telekomi i Kosovës si MNO, kishte lidhur kontrate me operatorin mobil, Z-Mobil, si MVNO. Kontrata ishte konsideruar e dëmshme për Telekomin dhe e favorshme për operatorin mobil privat.

Kjo kontratë, që u përfundoi vetëm para një viti, ka kaluar me plot drama. Njëherë udhëheqja e Telekomit ishte pajtuar me pronarin e Z-Mobile që të mos i merreshin paratë e gjobës milionëshe nga Arbitrazhi. Më vonë Z-Mobile tha se Telekomi nuk po i përmbahej as marrëveshjes së re, dhe rastin e çoi në Gjykatë. /Express/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate