9/17/2025 10:53:37 AM

Telashe në procesin e regjistrimit të popullsisë

Duhet të lexoni

Agjencia e Statistikave të Kosovës po ballafaqohet me disa sfida gjatë përgatitjeve për procesin e regjistrimit të popullsisë që pritet të zhvillohet në shtator të këtij viti. Kryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha tha se disa nga këto telashe janë kapacitetet e vogla të burimeve njerëzore në ASK, procedurat e prokurimit dhe mungesa e eksperteve të teknologjisë.

Nga Agjencia e Statistikave të Kosovës po ashtu theksojnë se për regjistrimin e popullsisë janë të angazhuara mbi 5 mijë kontrata.

Në një intervistë për KosovaPress, kryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha, u shpreh se deri në këto momente kanë kryer një varg aktivitetesh për procesin e regjistrimit të popullsisë.

“Data e regjistrimit të popullsisë në terren është caktuar për periudhën 1 shtator deri më 16 tetor të vitit 2023. Deri më tani ASK ka kryer një varg të aktiviteteve dhe ka përgatitur një numër të madh të dokumenteve, duke filluar nga harta rrugore, grupet punuese, planin e aktiviteteve, buxhetit e kështu me radhë… Por, ne po ballafaqohemi me sfida siç janë procedurat e prokurimit që janë të tej zgjatura, mungesa e eksperteve te teknologjisë së informacionit dhe kapacitetet e ASK-së me numër të njerëzve që kemi për menaxhimin e mbi 5 mijë kontratave të cilat do të jenë të angazhuara në regjistrimin e popullsisë dhe kjo konsiderohet për shkak të mungesës së resurseve humane për t’i menaxhuar këto kontrata”, tha Berisha.

Ky institucion i rëndësishëm statistikor po ballafaqohet edhe me vonesa në publikimin e rezultateve të anketave për fuqinë punëtore në vend, pasi rezultatet e anketës së fuqisë punëtore, vazhdojnë të publikohen një vit me vonesë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Berisha tregon indikatorët që po sjellin këto vonesa, megjithatë thekson se publikimet mujore do të jenë të rregullta.

“ASK qysh nga pandemia ka filluar të ballafaqohet me anketa të cilat janë mbajtur në ekonomitë familjare, kjo për shkak të kufizimeve, masave të qeverisë, për ruajtje të shëndetit dhe për shkak të refuzimit te familjeve. Ne në këtë vijë kemi mbet mbrapa me publikimin e rezultateve të anketave të fuqisë punëtore, përkundër faktit që kemi kaluar me një sistem pak më të avancuar, përpos mbledhjes së drejtpërdrejt derë me derë, një pjesë te anketave apo rianketave e kemi organizuar përmes kontakteve me telefon. Ne kemi shkurtuar pjesë të madhe të kohës, mirëpo ende nuk kemi mbërri në kohë të jemi sipas dinamikes që së paku 75 ditë pas tremujorit të publikohen informacionet e anketës se fuqisë punëtore… Publikimet mujore do të jenë të rregullta, do të publikohen 30 ditë pas muajit referues”, thotë Berisha.

Ndërkaq, në raportin e fundit nga ASK, papunësia në Kosovë në tremujorin e parë të vitit 2022 ishte 16.6 për qind, që shënon rënie të papunësisë në krahasim me periudhën e tremujorit të parë të vitit 2021, ndërsa, fuqia joaktive, është mjaft e lartë me 61.4%, me fokus të veçantë te femrat.

E për këtë, Berisha tha se tregu i pazhvilluar dhe solidariteti i diasporës, bënë që të rritet numri i personave joaktiv.

“Zakonisht ato janë raporte dhe në definimet e organizatës ndërkombëtare të punës ku definohet se çka konsiderohet i papunë. Në qoftë se norma e papunësisë ka rënë, popullsia jo punëkërkuese është rritë, nënkupton që numri i popullsisë nuk kërkon punë dhe del prej kontingjentit të papunëve por hyn në kontingjentin e asaj popullsie që nuk është punëkërkuese dhe që nuk kanë angazhim në punë… (Arsyejet) zakonisht janë të llojllojshme pse ndodhin, ka raste kur nuk ka treg të zhvilluar të punës aq sa duhet, atëherë njerëzit nuk gjejnë mekanizma të kërkimit të punës dhe gradualisht mbesin si popullsi që janë punëkërkuese dhe del prej grupi që janë të papunë. Është edhe tjetra që solidariteti i diasporës që ju dërgon mjete familjes dhe shumë anëtar të familjes konsiderojnë se nuk është e përshtatshme të kërkojnë punë”, thotë mes tjerash Berisha.

Kujtojmë se në korrik të vitit të kaluar, me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate