9/18/2025 12:24:16 AM

Hajdari: Mbi 720 milionë euro investime direkte gjatë 2022-tës, ulet bilanci tregtar

Duhet të lexoni

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se bilanci tregtar është zvogëluar fal rritjes së eksportit, ndërsa investimet e huaja direkte, gjatë vitit 2022, janë rritur në vlerë prej 772 milionë euro.

Hajdari ka folur edhe për rritjen e eksportit të mallrave për vitin e kaluar, për të cilën thotë se është rritur për 22 për qind rritje krahasuar me vitin 2021.

Teksa ka folur për bilancin tregtar, Hajdari tha se aktualisht Kosova e ka 1 me 6, ndërsa më herët i njëjti ishte 1 me 10. Kjo gjë sipas ministres po bëhet falë zëvendësimit të produkteve të importit me prodhimin vendor.

“Bilanci tregtar fal rritjes së eksporteve, ne kemi pasur një bilanc tregtar 1 me 10, ndërsa tani duke iu falënderuar rritjes së prodhimit vendor, rritjes së eksportit kemi zvogëluar bilancin tregtar, dhe tani e kemi 1 me 6. Pra po eksportojmë 1 po marrim afër 6, dhe kjo është falë rritjes së kapacitetit të prodhimit vendor, por edhe zëvendësimit të produkteve të importit me prodhimin vendor”, u shpreh Hajdari për EO.

Kosova qëndron mirë sipas Hajdarit edhe te eksporti i mallrave, ku shifra totale për vitin 2022 ka shkuar në 920 milionë euro.

“Të eksporti i mallrave për vitin e kaluar kemi afër 920 milionë, që është 22 për qind rritje krahasuar me vitin 2021. 93 për qind krahasuar me vitin 2020. Po nëse shkojmë edhe te eksporti i shërbimeve, kemi edhe një rritje rekorde prej 2.5 miliardë euro për vitin 2022 e që është 32 për qind rritje krahasuar me vitin 2021 dhe 153 për qind rritje krahasuar me vitin 2020, pra po rritet sektori privat në Kosovë dhe po ndihmon në qëndrueshmëri të vendit, sepse përpos rritjes së mirëqenies së popullatës sonë përmes zhvillimit industrial dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës, po krijon edhe një qëndrueshmëri të shtetit”, tha Hajdari.

Ministrja Hajdari tha se ndihmë të madhe po u japin bizneseve prodhuese.

Për herë të parë në Kosovë tani pas pavarësisë kemi hartuar në bashkëpunim të afërt me bizneset tona politikën industriale deri në vitin 2030, me të cilën politikë synojmë përkrahjen drejtë prodhimit, sepse në të gjitha sektorët që janë analizuar, vlera e shtuar e sektorëve nga perspektiva e vlerës së shtuar është kuptuar se të rinjtë tanë kanë aftësinë e prodhimit për sektorë të ndryshëm të prodhimit dhe përpunimit, dhe nga kjo analizë paraprake për shtatë sektorët kryesor industrial, sjell konkludimin se Kosova ka mundësinë për të prodhuar më shumë, dhe deri më tani prodhimi nuk e ka sjell sa duhet kontributin që ka mundur ta sjellë për ta zbërthyer vendin tonë në një vend më të zhvilluar ekonomikisht, pra jemi vendi i varur nga importi”.

E për investimet e huaja direkte, sipas Hajdarit, kanë shkuar në 772 milionë euro. Kjo shifër sipas saj është tregues se sektori privat po i zgjeron produktet.

“Për investimet e huaja edhe këtu një vlerë e mirë, rekord krahasuar me vitet e kaluara, por ne ende presim edhe më shumë rritje të investimeve duke përkrahur sektorin privat, duke rritur prodhimin. Investimet e huaja direkte në vlerë rekord në vitin e kaluar ishin 772 milionë euro. Pra është një tregues i qartë që sektori privat po rrit prodhimtarinë, po zgjeron produktet”, u shpreh ajo.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate