9/18/2025 1:13:34 PM

Arrestohen shqiptarët ilegalë në Britani, si funksiononte rrjeti i emigrantëve

Duhet të lexoni

Një shqiptar ka pranuar rolin e tij në një rrjet të kontrabandës së njerëzve, i cili koordinonte disa kalime midis Britanisë dhe Evropës kontinentale, por katër të tjerë e kanë mohuar veprën.

Shqiptarët dyshohet se kanë përdorur një varkë të vogël për të udhëtuar në Belgjikë, për të mbledhur emigrantë dhe për t’i kthyer ata në Margate në Kent.

Në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Nottingham Crown të hënën, 51-vjeçari shqiptar Banet Tershana, pranoi krimin e kryer. Arsen Feci 44 vjeç, Klodian Shenaj, 48 vjeç dhe Jetmir Myrtaj, 44 vjeç dhe irlandezi Desmond Rice, 46 vjeç, mohuan të njëjtën akuzë dhe do të përballen me gjyqin në të njëjtën gjykatë më 24 korrik. Tershana, Rice, Feci dhe Shenaj u arrestuan më 28 shkurt nga oficerët e NCA-së, ndërsa Myrtaj u arrestua më 15 mars.

Kjo pasoi dy arrestime më 30 tetor të vitit të kaluar, ku një burrë nga Basingstoke dhe një burrë nga Leicester u kapën kur mbërritën në bregdetin belg, tha NCA në shkurt.

Dymbëdhjetë migrantë, që besohet se ishin shtetas shqiptarë, duke përfshirë një fëmijë, u morën në paraburgim nga autoritetet belge, me një varkë të sekuestruar më vonë në Brightlingsea, Essex, tha NCA.

Shenaj, nga Broxtoëe Street, Nottingham, Rice, nga Meadoëcroft, Aylesbury, Buckinghamshire dhe Myrtaj, pa vendbanim të caktuar, u lanë në paraburgim, ndërsa Feci, gjithashtu nga Broxtoëe Street, Nottingham, mbetet me kusht.

Tershana, nga Harmsëorth Crescent, Hove, East Sussex, iu refuzua një kërkesë për lirim me kusht dhe do të mbahet në paraburgim deri në përfundimin e gjyqit të bashkë-pandehurve të tij.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate