1/3/2026 11:00:32 AM

Shtatë nxënës nga Prizreni u helmuan nga picat që hëngrën në një furrë buke

Duhet të lexoni

Mëngjesin e së enjtes, shtatë nxënës të një shkolle fillore në Prizren janë helmuar me ushqim në një furrë buke. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq Inspektorati Sanitar ka mbyllur furrën, raporton Express

Shtatë nxënës të një shkolle fillore në Prizren kanë ngrënë pica në një furrë buke në afërsi të shkollës.

Ushqimi që hëngrën aty mëngjesin e së enjtes, u bë shkaktar që ata të përfundojnë në spital me simptoma të helmimit, të manifestuar me vjellje.

Burime të Express brenda Policisë së Kosovës kanë deklaruar se gjendja shëndetësore e nxënësve për momentin është e mirë dhe nën kujdes mjekësor, përderisa tre prej tyre tashmë janë liruar në shtëpi.

Furra e bukës nga ushqimi i së cilës dyshohet se u helmuan nxënësit, është mbyllur nga Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

“Prizren, 16.12.2021 – 09:30. Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes. Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate