1/3/2026 4:29:03 AM

NATO paralajmëron Rusinë: Çdo agresion do të ketë pasoja masive dhe një çmim të lartë

Duhet të lexoni

Aleanca Veri-Atlantike ka dalë me komunikatë për situatën e krijuar në kufirin e Rusisë me Ukrainën, duke i bërë thirrje Rusisë për depërshkallëzim të menjëhershëm të situatës, si dhe ndjekjen e kanaleve diplomatike.

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga përforcimi i konsiderueshëm, i paprovokuar dhe i pajustifikuar ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës në muajt e fundit dhe hedhim poshtë pretendimet e rreme ruse për provokimet e Ukrainës dhe NATO-s. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që menjëherë të depërshkallëzojë, të ndjekë kanalet diplomatike dhe të respektojë angazhimet e saj ndërkombëtare për transparencën e aktiviteteve ushtarake”, thuhet në komunikatën e NATO-s, transmeton klankosova.

Komunikata e plotë:

Ne jemi duke vlerësuar seriozisht implikimet për sigurinë e Aleancës të situatës aktuale. Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi, në mënyrë të vendosur, çdo përkeqësimi të mjedisit tonë të sigurisë, duke përfshirë forcimin e qëndrimit tonë të mbrojtjes kolektive sipas nevojës. NATO-ja do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve të NATO-s. Çdo agresion i mëtejshëm kundër Ukrainës do të ketë pasoja masive dhe do të ketë një çmim të lartë. NATO-ja do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me palët përkatëse të interesit dhe organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë BE-në.

Ne përsërisim mbështetjen tonë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të tërheqë forcat e saj nga Ukraina në përputhje me detyrimet dhe angazhimet e saj ndërkombëtare. Ne mbështesim të drejtën e të gjitha vendeve për të vendosur vetë për të ardhmen dhe politikën e tyre të jashtme pa ndërhyrje të jashtme. Marrëdhëniet e NATO-s me Ukrainën janë çështje vetëm për Ukrainën dhe 30 aleatët e NATO-s. Ne refuzojmë me vendosmëri çdo përpjekje për të përçarë sigurinë aleate.

Jemi gati për dialog kuptimplotë me Rusinë. Ne përsërisim ftesën tonë të kahershme drejtuar Rusisë për një takim të Këshillit NATO-Rusi në të ardhmen e afërt. Ne jemi të vetëdijshëm për propozimet e fundit të Rusisë për sigurinë evropiane. Ne jemi të qartë se çdo dialog me Rusinë duhet të vazhdojë në bazë të reciprocitetit, të adresojë shqetësimet e NATO-s për veprimet e Rusisë, të bazohet në parimet thelbësore dhe dokumentet themelore të sigurisë evropiane dhe të bëhet në konsultim me Partnerët Evropianë të NATO-s. Nëse Rusia merr hapa konkretë për të ulur tensionet, ne jemi të përgatitur të punojmë për forcimin e masave të ndërtimit të besimit. OSBE-ja është gjithashtu një platformë përkatëse.

NATO-ja është një Aleancë mbrojtëse dhe do të vazhdojë të përpiqet për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë zonën euroatlantike. Ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate