Aktivisti Rron Gjinovci, si duket nuk i ka pëlqyer edhe aq pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në sheshet e Prishtinës. Ai ka reaguar pas marshit madhështor që u organizua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së që janë në Hagë, suke thënë se në këtë marshim nuk ishin më shumë se 30 mijë ndërsa e krahasoj me protestën e vitit 2016 të organizuar nga VV, AAK dhe NISMA, ndërsa ka akuzuar ata që sipas tij po e zmadhojnë numrin e pjesëmarrësve, shkruan Gazeta Metro.
Sipas organizatorëve të këtij marshi, ‘Liria ka Emër’, thuhet se pjesëmarrja ka qenë rreth 100 mijë.
Mirëpo kështu nuk po mendon edhe aktivisti Rron Gjinoci i cili ka bërë disa kalkulime të çuditshme, e ku sipas tij në ‘Marshojmë për Drejtësi’ nuk kanë qenë të pranishëm rreth 30 mijë.
Sipas tij sheshet e Prishtinës nuk kanë hapësirë për më shumë se 40 mijë.
Por ndryshe nga ajo që thotë Gjinovci, pamjet e publikuara nga droni, tregojnë numër të madh të pjesëmarrësve.