Në dhjetë vjetorin e kësaj marrëveshjeje për Front Online kanë folur edhe nga Ministria e Mbrojtjes.
Nga zyra për informim e kësaj ministrie nuk kanë dashur ta komentojnë marrëveshjen.
“Marrëveshja e vitit 2013 është nënshkruar nga krerët më të lartë institucional, ish-kryeministri Thaqi, kësisoj pyetjet e juaj besoj duhet adresuar në Zyre të Kryeministrit”, thuhet në përgjigjen
Por, kanë thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës, me kapacitete aktuale përmbush të gjitha nevojat për të garantuar siguri e po ashtu edhe të mbrojë gjithë territorin e Republikës.
“Sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës, kapacitetet e saj aktuale përmbushin të gjitha nevojat për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e gjithë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet më tutje në përgjigje./Front Online