8/3/2025 2:07:40 AM

?E pyeti për targat RKS, Vuçiç kritikon gazetarin serb

Duhet të lexoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk ka afate dhe kufizime për riregjistrimin e automjeteve me targat ilegale “KM” në RKS, duke shtuar se “nuk mund të ndikojë në lëvizjet e njëanshme të kryeministrit Albin Kurtit”.

Në kohën kur në veri të Kosovës po digjen makinat e serbëve me targa RKS, Vuçiç ka kritikuar një gazetar në Serbi kur ky i fundit e ka pyetur për konvertimin e targave.

Vuçiç nga Novi Pazar, i bëri një sërë kritikash gazetarit të televizionit “N1”, i cili e pyeti nëse targat KM do të mbeten.

Po mundohen t’ju thonë se kur Kurti bën diçka në mënyrë të njëanshme dhe terrorizon qytetarët tanë, për këtë nuk është fajtor Kurti, fajtor është Vuçiçi. Dhe çfarë mjetesh mund të përdor për të parandaluar dhunën ndaj serbëve përveç thirrjeve të vazhdueshme intensive për paqe, bisedime, kompromise dhe gjithçka tjetër, sepse nëse them se po shkoj me armë, do të jeni i pari që do të thoni se ‘po na kthen në vitet 1990, po na çon në luftëra’, sepse me ju parimet nuk ekzistojnë, por ‘le të themi diçka kundër Vuçiçit’”, tha Vuçiç.

“Ai ka përsëritur se Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia ka të drejtë, por se nuk e di nëse do ta detyrojnë Kurtin të zbatojë gjithçka”, shkruajnë mediat serbe.

“Çfarë prisni tjetër nga unë”, ka pyetur Vuçiç, por nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse të gjithë ata që kanë automjete me targa KM do të duhet të riregjistrohen në targa të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka afate kohore apo afat skadimi, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Nga ana tjetër, djegien e makinave me targat RKS në veri të Kosovës e ka dënuar ambasadori amerikan në vend, Jeffrey Hovenier.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate