9/21/2025 4:22:03 PM

Rusia shpall Perëndimin si "kërcënim ekzistencial"

Duhet të lexoni

Rusia miratoi strategjinë e re të politikës së jashtme, në të cilën e shpall Perëndimin si "kërcënim ekzistencial".

Rusia miratoi një strategji të re për politikën e jashtme, në të cilën Perëndimi shpallet si "kërcënim ekzistencial". Strategjia e re u bë e nevojshme prej "përmbysjeve aktuale në arenën ndërkombëtare", deklaroi presidenti Vladimir Putin. Ministri i tij i Jashtëm, Sergej Lavrov, tha se ky është reagimi i Moskës ndaj "natyrës ekzistenciale të kërcënimeve ndaj sigurisë dhe zhvillimit të vendit tonë nga veprimet e shteteve jomiqësore".

20 shtete si "jomiqësore"

Në fokus të strategjisë së re të politikës së jashtme ruse të shpallur nga Putin është "eliminimi i dominimit" të Perëndimit në politikën botërore. "Federata Ruse synon t'i japë përparësi eliminimit (...) të dominimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera jomiqësore në politikën botërore," thuhet në dokumentin prej 42 faqesh.

Moska ka klasifikuar rreth 20 shtete si "jomiqësore". Ndër to janë SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Polonia, të cilat kanë vendosur sanksione të forta ndaj Moskës për shkak të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës.

Kina dhe India aleatë të rëndësishëm

Nga ana tjetër Kina dhe India shpallen aleatë të rëndësishëm të Rusisë në skenën botërore. Dhe në strategji theksohet rëndësia e "marrëdhënieve dhe koordinimit më të thellë me qendrat sovrane dhe miqësore të pushtetit dhe të zhvillimit global dhe në kontinentin Euroaziatik". Doktrina parashikon gjithashtu zgjerimin e marrëdhënieve me Afrikën dhe Amerikën Latine.

Në të njëjtën kohë edhe aleati i Putinit, sundimtari bjellorus Alexander Lukashenko, deklaroi gatishmërinë e tij për stacionimin e armëve bërthamore strategjikeruse në Bjellorusi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate