9/19/2025 1:34:49 AM

Hill për marrëveshjen në Ohër: Do të jetë një pikë kthese, shpresoj se do të shënohet në histori

Duhet të lexoni

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, është shprehur optimist se Marrëveshja e Ohrit do të ketë efekt pozitiv në mbarë Ballkanin Perëndimor.


Ai shpreson se Marrëveshja në Ohër do të shënojë histori.

“Ndoshta është herët për të thënë. Shpresoj se Marrëveshja e Ohrit do të shënohet në histori”, ka thënë Hill gjatë një vizite në Vranjë, shkruan Tanjug.

Kjo për faktin se sipas tij, “nga njëra anë, si një pikë nga e cila filloi normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe bëri që kufijtë t’i bashkojnë njerëzit, jo t’i ndajnë ata”.

“Gjithashtu, se do të jetë një pikë kthese nga e cila filluam të merremi me çështjet ekonomike në radhë të parë dhe bashkëpunimin ekonomik”, ka shtuar Hill.

Siç ka thënë ai, gjatë dy ditëve të fundit, kur ishte në vizitë në Preshevë e Bujanoc, SHBA-të i qëndrojnë pas marrëveshjes së Ohrit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa shton se duan të shohin zbatimin e plotë të saj.

“Duhet thënë se kjo marrëveshje e bart përgjegjësinë te të gjithë ne që të bëjmë përpjekje për ta ndihmuar këtë rajon të forcohet dhe të përparojë përmes zhvillimit ekonomik. Të gjitha vendet dhe banorët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përpjekje për ta afruar rajonin me BE-në përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe kjo nuk është një detyrë politike, por në radhë të parë ekonomike”.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media gjatë vizitës në Bujanoc.

 

“Është shumë e rëndësishme që qytetarët duhet të dinë se çfarë po ndodh me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA-të janë shumë të interesuara për suksesin e kësaj marrëveshjeje, ne qëndrojmë pas saj dhe duam ta shohim zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje.

Sipas tij, qëllimi i dialogut është zgjidhja e problemeve midis dy vendeve fqinje.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate