9/18/2025 9:05:29 AM

Policia dhe prokuroria nuk po arrijnë të zbardhin sulmin terrorist mbi Top Channel

Duhet të lexoni

Sot u mbushen katër ditë dhe policia dhe prokuroria e Tiranës nuk kanë dhënë as shenjën më të vogël se po zbardhin sulmin terrorist ndaj Top Channel.

Policia vendosi edhe një shpërblim prej 100 mije euro për këdo që ka informacion në lidhje me atentatorët por edhe kjo lëvizje dështoi dhe nuk po jep rezultatin e duhur.

Terroristet janë të lirë dhe porositësit e tyre të qetë se nuk do zbulohen.

Dështimi për zbardhjen e kësaj ngjarje do ketë pasoja shumë të rënda jo vetëm në pasigurinë e përgjithshme por edhe ne revanshin që krimi merr në këto raste kur përballet me pafuqinë e shtetit për tu përgjigjur.

Tre persona të organizuar si grup kriminal që pasi kryen sulmin terrorist ndaj Top Channel enden të lirë dhe përbëjnë një rrezikshmëri të lartë pasi treguan se nuk ngurojnë të përdorin armët e zjarrit apo të planifikojnë një ngjarje kriminale, si ajo që u krye katër ditë më parë në Top Channel ku humbi jetën punonjësi i sigurisë Pal Kola.

Policia duket se hetimet i ka në vend numëro, ku megjithëse kanë kaluar katër ditë, pra një kohë e mjaftueshme, autorët po fshehin gjurmët e tyre apo edhe më keq të largohen nga  Shqipëria dhe policia nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me identitetin e tyre.

Mund të guxojmë të themi se është një mungesë serioziteti e institucioneve shtetërore për zbardhjen e kësaj ngjarje, jo vetëm policia e cila është angazhuar por duke qenë e vetme, vetëm një polici vendore për hetimin e kësaj çështje që ka rëndësi kombëtare dhe nuk janë angazhuar të gjitha strukturat e shtetit antiterrori dhe shërbimi informativ. Nga ana tjetër edhe prokuroria ka në cilësimin që i ka bërë veprës penale, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë humbjen e jetës, ky duhej të konsiderohej një akt terrorist pasi është i tillë e ka ngjallur shumë terror.

Kamerat e sigurisë kanë treguar se autorët kanë lëvizur dy herë në të njëjtin itenerar, qoftë para ngjarjes edhe pas ngjarjes policia nuk kishte ngritur asnjë postbllok. Drejtori i Policisë Rrumbullaku ka thënë se akset kombëtare do të monitorohen nga FNSH-ja për rritjen e sigurisë por ngjarja në Top Channel e nxori zbuluar dështimin e këtij propozimi pasi nuk është rasti i vetëm i TCH por është rasti më flagrant ku autorët ikin dhe s’ka asnjë emër./ Top Channel

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate