9/18/2025 6:01:53 AM

‘Osmani dhe Kurti në duart e Gjykatës Kushtetuese – një ‘fije peri’ i ndan nga rrëzimi prej pushtetit’

Duhet të lexoni

‘Presidentja e vendit mund të rrëzohet nga posti nëse Gjykata Kushtetuese vërteton se dy deputetë të Kuvendit të Kosovës janë zgjedhë kundërligjshëm’


Kështu po deklaron avokati kosovar, Skënder Musa.

“Nëse vërtetohet se dy deputetë të Parlamentit të Kosovës janë zgjedhë në mënyrë të kundërligjshme, atëherë në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës mund të kemi rrëzimin e presidentes pasi e njëjta është zgjedhur presidente me votat e atyre dy deputetëve dhe që në  fakt ‘de juro’ nuk ka të drejtë ta ushtrojë asnjë minut pozitës e Presidentes. Është kusht ligjor që deputetët të jenë të zgjedhur në mënyrë të ligjshme kur votojnë për zgjedhjen e institucioneve shtetërore, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e institucionit të Presidentit”, deklaroi Musa për “Gazeta Blic”.

 

Në rrezik për t’u rrëzuar sipas avokatit Musa është edhe Qeveria e Kosovës.

Ai deklaron se nëse Qeveria është dekretuar nga një president i mëhershëm ka mundësi të mos rrëzohet por nëse është e dekretuar nga një president i zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, atëherë edhe qeveria bie.

“Sa i përket zgjedhjes së Qeverisë, varet nëse zgjedhjen e Qeverisë  a e ka dekretu kjo Presidente apo ndonjë President tjetër . Nëse është dekretuar nga Presidenti i mëhershëm që ka qenë në detyrë ose nga ushtruesi i detyrës Qeveria ka mundësi të mos rrëzohet për shkak se ka numrin e votave. Por nëse është e dekretuar nga një president i zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, atëherë edhe Qeveria bie dhe duhet të zgjedhet qeveri dhe president tjetër nse ka vullnet nga shumica parlamentare që të vazhdojë me zgjedhjen e institucioneve.Duhet të shikohet mirë interpretimi i Kushtetutës a do shkohej në zgjedhje apo vetëm do të anulohej zgjedhja e Presidentit dhe Qeverisë dhe do të fillohej me të njëjtën shumicë që të zgjidhen institucionet e reja” deklaroi ai

Ankesa e ish-deputetit të Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, se dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga “Iniciativa Rome” janë zgjedhur kundërligjshëm, po shkakton një debat të madh publik.Një vendim i Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtës Berishës, do të thoshtë rrëzim të Presidentes nga posti që ajo aktualisht mban.

Kështu po deklaron ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.“Nëse rastin konkret, kandidati për deputet e fiton, presidentja e shtetit duhet të jap dorëheqje.Ne kemi pasur tashmë një situatë të tillë, apo pak a shumë të ngjashme me këtë, rasti i ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe besoj që kjo situatë do të ishte bukur shumë e ngjashme edhe me atë situatë dhe me siguri që atëherë presidentja aktuale do të duhej të shkonte në rivotim apo konkretisht do ta humbte mandatin e presidentes sepse nuk do të ishte sigurt a i kishte ato vota të cilat i ka marrë kur është votuar para dy viteve, dhe pastaj do të duhej të shkohej në rivotim”, ka deklaruar Valdete Daka, ish-kryetare e KQZ-së.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate