9/17/2025 9:01:19 AM

Presidentja e Greqisë: Qëndrimi ynë për mosnjohjen e Kosovës mbetet i njëjtë

Duhet të lexoni

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, deklaroi se qëndrimi i vendit të saj që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mbetet i njëjtë.

“Në të njëjtën kohë, Greqia, përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës dhe besnike ndaj politikës së saj në Ballkanin Perëndimor, ndjek një qasje pragmatike dhe konstruktive në raport me Kosovën, e cila synon forcimin e stabilitetit si dhe një lëvizje të përgjithshme drejt integrimit në BE të të gjithë rajonit, që është qëllimi ynë strategjik”, tha ajo për gazetën serbe “Politika”, transmeton Klankosova.tv.

Mes tjerash, presidentja greke theksoi se “integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është një investim i dobishëm i natyrës strategjike, si për vendet anëtare të BE-së, ashtu edhe për partnerët e Ballkanit Perëndimor”.

“Ky është pozicioni që Greqia e ka mbrojtur dhe promovuar vazhdimisht për dekada. BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, tha Sakellaropoulou, transmeton Klankosova.tv.

Greqia është në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Shefja e shtetit grek do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi nga data 27 deri më 29 mars dhe do të pritet nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, bën të ditur zyra e kreut të shtetit serb, transmeton Klankosova.tv.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate