1/1/2026 5:24:07 PM

Prokuroria i kthen Artan Hoxhës celularët pas 1 918 ditësh. Ngjarja e bujshme e 5 viteve më parë pas deklaratës në emision

Duhet të lexoni

Prokuroria e Durrësit i ka kthyer gazetarit të ABC, Artan Hoxha dy celularët e sekuestruar nga prokuroria më datë 15 shtator 2016 fill pas një deklarate në emisionin “Opinion”. Prokuroria i mbajti të bllokuar celularët e Hoxhës për 5 vite e 3 muaj ose fiks 1 918 ditë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Artan Hoxhës që të paraqitej tek ta menjëherë pas një deklaratë në emision në lidhje me rrëzimin në grykëderdhjen e lumit Ishëm të avionit me drejtues një pilot Italian Guido Andrea Guidi.

Fill pasi mbaroi emisioni, vetë drejtuesi i “Opinion” e shoqëroi gazetarin Artan Hoxha me makinën e tij në prokurori për të dhënë deklaratë. Në videon e publikuar nga Fevziu atëhere, Hoxha shprehet se paraprakisht prokurorët i kanë thënë se thirrja kishte të bënte me nxjerrjen e sekretit hetimor mbi rrëzimin e avionit në fjalë, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të transportuar 200 kilogram lëndë narkotike, kanabis sativa.

Ndërkohë, në një intervistë të ditës së nesërme, datë 17 shtator 2016 në “News24”, gazetari Artan Hoxha shprehet se ishte thirrur nga tre oficerë të policisë gjyqësore për t’u paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku edhe i kishin sekuestruar celularët.

Hoxha shprehej:

Janë paraqitur tre oficerë të policisë gjyqësore të cilët më kanë kërkuar që të shkoj me ta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me një çështje që ata pretendonin që unë e kisha publikuar në “News24” pasdite dhe në emisionin “Opinion”.

Është një çështje që unë e kam publikuar gjatë gjithë ditës në ‘News24’, dhe për këtë shkak unë duhet të paraqitesha në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pastaj më tej kanë vazhduar procedurat normale. Siç e përmenda ka një urdhër sekuestro mbi mjetet e mia të punës, ti e di sa të rëndësishme janë për gazetarët. Por kjo pak rëndësi ka, tashmë hetimi do vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

I gjithë problemi ka qenë ky, informacioni dhe burimet e informacionit. Unë jam tashmë, dashur pa dashur kam 20 vjet në këtë profesion dhe për të informuar publikun jam gati të jap çdo gjë, për të mos dekonspiruar burimet e mia. Ndryshe asnjë qytetar i cili më informon mua nuk do kishte më besim tek unë.

Lidhur me rrëzimin e avionit, nuk ka ende asnjë hetim dhe vendim përfundimtar që të shpjegojë këtë ngjarje të mistershme apo shkaqet që çuan italianin të ndërmerrte këtë fluturim nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas.

 

Lirimi i pilotit italian

Pasi qendroi 5 muaj në arrest shtëpiak në një hotel të Ministrisë së Brendshme në Durrës, piloti Italian Guido Andrea Guidi u la u lirë.

Ndërkohë, avioni iu rikthyer kompanisë italiane shtatë muaj pas rrëzimit në grykëderdhjen e lumit Ishëm në Durrës duke bërë që të vetmet materiale të sekuestruara të mbeteshin për më shumë se 5 vite vetëm celularët e gazetarit Artan Hoxha.

Hoxha u paraqit pak mesditën e sotme në Prokurorinë e Durrësit pasi ishte thirrur për të tërhequr pikërisht dy celuarët, të cilët iu dorëzuan bashkë me një procesverbal, ku ai pranon se nuk kanë dëmtime fizike.

Mbi zarfin ku ishin futur celularët është shënuar “objekt ekspertimi” duke patur edhe një ngjitës të kuq nga mbrapa me numrin e “objektit të sekuestruar”.

Paraqitjen në prokurori ai e njoftoi përmes një postimi në Facebook.

Hoxha shkroi në Facebook se kishte dy thirrje, një nga prokuroria e Elbasanit dhe një nga ajo e Durrësit, por duke qenë se koha ishte me diell sipas tij, kishte zgjedhur të shkonte tek ajo e fundit.

Ditet e fundit kisha dy thirrje për t’u paraqitur në prokurorinë e Durresit dhe të Elbasanit. Meqe koha është me diell, thashë të zgjedh prokurorinë e Durresit, ku i dihet mbase jemi me kembë të mbarë…”, shkruante


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate