9/16/2025 9:51:01 PM

“Barbaria e radhës”, Hoxha tregon detaje për sulmin ndaj ‘Top Channel’

Duhet të lexoni

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur tek Top Channel, ku nga breshëria e armëve mbeti i vrarë roja e godinës. Hoxha e ka cilësuar këtë ngjarje si barbaria e radhës.

Ai shprehet se roja humbi jetën, para se të mbërrinte në spitalin e Traumës në Laprakë. Më tej gazetari shkruan se është qëlluar në drejtim të fasadës ballore të godinës së Top Channel.

“Barbaria e radhës. Një tjetër shqiptar krejtësisht i pafajshëm, humb jetën nga breshëritë e kallashnikovit në vendrojen e Top Channel, ku shërbente si polic privat për 300 mije lekë në muaj…

Pal Kola, 60 vjeç, mbeti i plagosur rëndë në oborrin e Tv Top Channel, pasi drejt tij u hap zjarr me breshëri nga një automjet tip “Range Rover', me targa të vjedhura.

 

Kola humbi jetën, para se të mbërrinte në spitalin e Traumës në Laprakë, për të marrë ndihmën mjekësore.

Mjeti i autoreve te krimit u gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës, një orë pas atentatit në Mëzes. Brenda në mjet, u gjet dhe një automatik AK-47, me të cilin dyshohet se është qëlluar në drejtim të fasadës ballore të godinës së Top Channel.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale të paktën 25 gëzhoja model 7.62 ne vendin e ngjarjes. Ngushëllime familjes Kola,”-shkruan Hoxha në postimin e tij.

Breshëri kallashnikovi janë regjistruar në mesnatë drejt godinës së Top Channel, afër studiove të Big Brother. Të shtënat me armë i morën jetën rojës së godinës, Pal Kola, 60 vjeç. Mësohet se roja i sigurisë ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash. 60-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate