9/17/2025 10:28:51 PM

Brenda një muaji; Kosova importoi rreth 400 milionë euro, eksportoi veç 73 milionë

Duhet të lexoni

Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2023 ka pasur vlerën e vetëm 73.1 milionë euro, derisa importi ka shkuar në  390.6 milionë euro, që është një rritje prej 12.1% për eksport, si dhe një rënie prej -5.8% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë, në muajin shkurt të këtij viti, u karakterizua me një deficit tregtar me rënie -9.2 për qind në krahasim me shkurtin e vitit 2022.

Shprehur në shifra, në vlerë prej 317.5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 349.5 milionë euro.

Eksporti arriti të mbuloj 18.7 për qind importin i cili kishte vlerën e rreth 400 milionë euro.

“Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2023 kishte vlerën 73.1 milionë Euro, ndërsa importi 390.6 milionë Euro, që është një rritje prej 12.1% për eksport, si dhe një rënie (-5.8%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore për eksport: 20.1 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 16.2 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, 14.1 për qind e përbëjnë produktet minerale, 13.1 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 8.1 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 4.0 për qind e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.8 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.0 për qind e përbëjnë produktet minerale; 11.8 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.9 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 9.7 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.4 për qind e përbëjnë produkte të industrisë kimike; 6.1 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre.

Gjermania llogaritet partneri kryesor në tregtinë e mallrave me BE-në.

Eksportet e Kosovës drejt 27 vendeve të Bashkimit Evropiane arritën në 23.5 milionë euro, ose rreth 32.2 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 21.9 për qind.

Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania 9.3 për qind Danimarka 5.8 për qind, Italia 4.3 për qind, etj. Në anën tjetër importet nga këto vende në Kosovë ishin rreth 173.1 milionë euro, ose 44.3 për qind e importeve të përgjithshme, me një rënie prej -9.1 për qind.

Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania 13.0 për qind, Italia 6.6 për qind, Greqia 4.8 për qind, etj.

Në muajin shkurt 2023, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 27.2 milionë euro, ose 37.3 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 23.5 për qind.

Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut 14.7 për qind, Shqipëria 10.5 për qind, Serbia 6.2 për qind dhe Mali i Zi 4.6 për qind.

Në anën tjetër, importi arriti vlerën e mbi 61 milionë euro.

“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së, në muajin shkurt 2023, arritën në 61.7 milion Euro, ose 15.8% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-9.3%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.5%), Shqipëria (4.6%), dhe Maqedonia e Veriut (4.5%)”.

Në muajin shkurt Kosova pati eksporte edhe me vendet e tjera të botës, në vlerë  22.3 milionë euro, ose 30.6 për qind.

Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA 11.3 për qind dhe Zvicra 8.0 për qind.

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 155.7 milionë euro, ose 39.9 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia 14.7 për qind dhe Kina 10.4 për qind.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK] me publikimin e të dhënave lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shkurt 2023.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate