12/31/2025 10:48:38 PM

Zyrtari amerikan i Thesarit lë porosi në Beograd: Individët dhe kompanitë që i sanksionuam të japin llogari

Duhet të lexoni

Ushtruesi i detyrës së asistentit të sekretarit të Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Paul Ahern, qëndroi për vizitë në Serbi nga 13 deri më 15 dhjetor. Ai kërkoi që individët dhe kompanitë e sanksionuara nga ShBA-ja të japin llogari dhe të pengohen veprimet e tyre destabilizuese.

Më 8 dhjetor, Departamenti i Thesarit e sanksionoi grupin e krimit të organizuar të Veselinoviqit dhe individët e grupet e lidhura me të për sjelljen e tyre destabilizuese e të korruptuar. Ky aktivitet i ka dëmtuar qytetarët e bizneset në Serbi e Kosovë, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ambasada e ShBA-së në Serbi.

Individët dhe kompanitë e shënjestruara nga këto sanksione duhet të japin llogari dhe veprimet e tyre destabilizuese. Presidenti Biden ka qenë i qartë që luftimi i korrupsionit është prioritet kyç i Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Thesarit do të vazhdojë që t’i mbajë përgjegjës aktorët e korruptuar, kudo që mund të jenë ata”, tha Ahern.

Gjatë qëndrimit në Serbi, zyrtari amerikan pati takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Financave, Bankën Qendrore, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme dhe Zyrën e Prokurorëve, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e ambasadës amerikane në Beograd thuhet se Ahern theksoi që Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse për bashkëpunimin mes Serbisë dhe Departamentit të Thesarit në fushën e luftimit të financimit të paligjshëm dhe presin progres të vazhdueshëm në adresimin e këtyre çështjeve të rëndësishme.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate