9/16/2025 10:17:08 PM

Server: Marrëveshja e Ohrit nuk pati ndonjë përmbajte të madhe

Duhet të lexoni

Njohësi i çështjeve politike njëherësh profesor në Universitetin ‘John Hopkins’ në SHBA, Daniel Server ka folur rreth takimit të Ohrit dy ditë më parë, ku u tha se ka një marrëveshje pa nënshkrime.

Server këtë marrëveshje të arritur e ka quajtur rezultat të kufizuar.

Madje, ai tha se, marrëveshja e Ohrit pa nënshkrim dhe vetëm me disa pika zotimi, është një marrëveshje por pa marrëveshje.

Server gjithashtu ka thënë se pas kësaj marrëveshje, duhet të fillohet negocimi menjëherë, por sipas tij, negocimi për vetmenaxhim e assesi themelimi i Asociacionit.

Madje, ai ka thënë se nuk beson që do të ketë ndonjëherë asociacion dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Rezultati i kufizuar në dy aspekte, i kufizuar në aspekte procedurale dhe nuk pati ndonjë substancë apo ndonjë përmbajtje të madhe aty. Nuk thotë se do ta njohin 5 vendet e BE-së, nuk thotë që Serbia nuk do t’i ngacmoj serbët që duan ti bashkëngjiten Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk thotë gjë që shqiptarët që jetojnë në Serbinë jugore të trajtohen në mënyrë reciproke sikurse serbët në Kosovë”, ka thënë Server duke shtuar se kjo është një arritje shumë e kufizuar.

Marrëveshjen e Ohrit pa nënshkrim dhe vetëm me disa pika zotimi, sipas analistit Server, SHBA-ja dhe BE insistojnë që palët janë dakorduar, porse ato nuk kanë pasur vullnetin që të nënshkruajnë atë.

“Mirëpo, sa më përket mua, kjo është një marrëveshje por pa marrëveshje. Është një marrëveshje gjysmë e gatshme dhe nuk është ligjërisht obligative ashtu sikurse e thotë edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Eskobar”, ka thënë Server, duke shtuar se ka një lloj presioni moral që të realizohen ato gjëra që janë premtuar.

Sipas tij, të gjitha komunat në Kosovë kanë nivel të lartë të menaxhimit dhe se Kosova nuk është shtet tërësisht unitar.

“Neni 7 i marrëveshjes nuk i referohet komunave dhe nuk mund të jetë njohje e asociacionit”, tha Server.

Problemi, sipas tij, është që marrëveshja nuk i referohet komunave por komuniteteve ose komuniteti serb.

“Kjo është fatkeqe besoj dhe kjo krijon një lloj kategorie krejtësisht të veçantë dhe nuk e di se si mund t’i jepet vetmenagjimi. Një prej gjërave që mund t’i jepet në çfarëdo marrëveshje duhet të jetë që shqiptaret duhet të kthehen në shtëpitë e tyre në veri të Kosovës”, ka thënë Server në RTK, për të shtuar se nëse kthehen shqiptarët në veri nuk do të ketë shumicë serbe atje.

“Tani kur flitet për komunitete e jo për komuna nuk më pëlqen fare”, tha Server.

Server beson se nuk duhet të fillohet menjëherë me themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Duhet të fillohet negocimi menjëherë, negocimi për vetmenaxhim e assesi themelimi i Asociacionit. Nuk besoj që do të ketë ndonjëherë asociacion dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, tha Server.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate