Një person është vrarë në lagjen Dragodan të kryeqytetit. Këtë për Paparaci e ka konfirmuar policia e Kosovës.Sipas informatave të para, rreth orës 13:20 policia ka marrë informacionin për të shtëna më armë në një hotel në Dragodan.
Policia me njësite ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor ku është konstatuar vdekja e një personi pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Në vendngjarje gjithashtu janë dy persona të plagosur me mjet të mprehtë dhe janë dërguar për tretman mjekësor.