Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk është dëgjuar as në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ministrave të kësaj organizate.
SHBA, Franca, Gjermania dhe Itaila kërkuan në fund të janarit që të ngrijnë procesin e pranimit të Kosovës derisa autoritetet në Kosovë të tregojnë konstruktivitet në dialogun me Beogradin, pra deri në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Që atëherë, tema e aplikimit të Kosovës nuk ka qenë në agjendën e Komitetit të Ministrave, i cili mblidhet çdo të mërkurë.
Në Strasburg, ku ndodhet selia e Këshillit të Evropës, sot po qëndron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një bisedë me zyrtarë evropianë ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, por edhe për integrimin e Kosovës në Bashkimi Europian.
Kosova paraqiti një kërkesë për pranim në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar dhe një kërkesë për anëtarësim në BE në dhjetor./FrontOnline/