5/17/2024 10:16:00 AM

Zbulohet skandali: Tenderi mbi 8 milionësh i ‘Beni Donës’ me certifikata të falsifikuara, shteti e di, por hesht

Duhet të lexoni

Kompania ‘Beni Dona Plast’, me pronar Ragim Mustafën, në vitin 2019, kishte fituar një tender në çmim prej mbi 8 milionë euro e gjysmë nga Ministria e Forcës së Sigurisë për ushqimin e ushtarëve të Kosovës. Një vit më vonë, Prokurorisë i ishte dërguar një raport policor, me gjetje që çonin në dyshime, se kompania ‘Beni Dona’ e kishte fituar këtë tender, duke falsifikuar dy certifikata të një kompanie gjermane.


Për këtë, rast, shefi i Njësisë së Veçantë të Hetimeve (ish- Task Forca Antikorruspsion), majori Shemsi Haziri, kishte shkruar një raport alarmues, përmes të cilit do të njoftonte udhëheqësit e Qeverisë, për dyshimet lidhur me korrupsion në nivelet më të larta të Prokurorisë së Shtetit. Pas pothuajse një viti që kur ky raport i Hazirit, është në tavolinat më të rëndësishme të shtetit (Kryeprokurorit, atë të Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Xhelal Sveçlës), i njëjti, vazhdon të jetë i mbuluar nga pluhuri…

Është bërë gati një vit që kur shefi i Njësisë së Veçantë të Hetimeve (ish Task Forca Antikorrupcion) Major Shemsi Haziri, kishte alarmuar krerët e Qeverisë për dyshimet e tij për korrupsion në nivelet më të larta të prokurorisë së shtetit.

Qeveria e cila në vazhdimësi proklamon se po e lufton korrupsionin, nuk e ka marrë asnjë hap për të vërtetuar denoncimin e Hazirit, shkruan Periskopi.

Përmes një raporti zyrtar, i cili është konfidencial, Haziri ai e kishte njoftuar kryeministrin Albin Kurti, Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun, Ministrin e Brendshëm Xhelal Svecla, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial Jetish Maloku dhe kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi i cili ishte para përfundimit të mandatit, për zhvillimet e hetimeve të rastit me numër ‘Beni Dona’ (PPN.I.nr.164/2019).

Në këtë dokument konfidencial që e ka siguruar Periskopi nga burimet e veta, Haziri alarmon për një strukturë të organizuar brenda sistemit të Drejtësisë që janë të lidhur me kompani private dhe politikën, të cilat pengojnë hetimet në rastet ku dyshohet për keqpërdorime milionëshe të fondeve publike.

Ai ishte ndalur konkretisht të rasti i Kompanisë “Beni Dona Plast” me pronar Ragip Mustafën i cili kishte përfituar në vazhdimësi miliona euro nga tenderë të shpallur nga institucionet publike dhe shtetërore në pothuajse të gjitha Qeveritë në Kosovë.

Kompanitë e z. Ragip Mustafa vazhdojnë të marrin tenderë milionësh edhe në Qeverinë Kurti.

Në dokumentin konfidencial të cilin e ka parë Periskopi, Shefi i Njësisë së Veçantë të Hetimeve, në mënyrë kronologjike i zbërthen ngjarjet.

Tregon për ecurinë e hetimeve, pengesave gjatë hetimeve, përfshirjen e zv/kryeprokurorit Zejnullah Gashi në bllokimin e hetimeve dhe shumë detaje tjera.

 

Kompania ofertuese më e lirë u anashkalua, Beni Dona për mbi 1 milionë më shumë fituese: Rrugës zbulohet gjithçka

Gjithçka nisi kur Isuf Musliu nga Vushtrria, pronar i biznesit “Global Parajsa” më datën 26 shtator 2019, kishte njoftuar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për atë që ai e konsideronte padrejtësi që i ishte bërë atij në një proces tenderues në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kompania e tij “Global Parajsa” në konsorcium me një biznes Italian “Ciano Trading & Services” kishte marrë pjesë në aktivitetin e prokurimit me titull “Shërbimet me ushqim, furnizimi, përgatitja dhe servisimi nëpër të gjitha kuzhinat e FSK-së” me procedurë të hapur (nr.217-18-2029-2-1-1).

Pas zhvillimit të procedurës së prokurimit, më datë 22 qershor 2018, ishte bërë njoftimi për dhënie të kontratës Operatorit Ekonomik me çmimin më të lirë e cila ishte pikërisht “Global Parajsa dhe Ciano Trading & Services”, me çmimin e ofertës 7 milionë e 211 mijë euro.

Çka ndodhi tutje: TË GJITHA PJESËT MË POSHTË, DERIVOJNË NGA RAPORTI I I MAJOR SHEMSI HAZIRIT

Duke qenë që tenderi ishte shumë i madh, Operatorët tjerë Ekonomik ishin ankuar kundër këtij vendimi tek Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).

Ky Organ, që ndryshe konsiderohet si ‘gjykata e tenderëve’, e kishte kthyer këtë lëndë disa herë në ri-vlerësim.

Me datën 19 dhjetor 2019, Autoriteti Kontraktues që në këtë rast ishte Ministria e Forcës së Sigurisë bën njoftimin e dhënies së kontratës Operatorit Ekonomik “Beni Dona Plast SHPK” me çmimin 8 milionë e 417 mijë e 800 euro.

 

Pra, Ministria e Forcës së Sigurisë, i jep kontratë për 1 milionë e 206 mijë e 800 euro më shumë kompanisë “Beni Dona Plast”.

Më datën 14 tetor 2019, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përmes shkresës zyrtare e njofton Policinë e Kosovës se pas analizimit të shkresave të lëndës kishin konstatuar se kjo prokurori nuk është kompetente për trajtimin e këtij rasti, andaj lënda ishte dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, më konkretisht në Departamentin për krime të rënda. (Lënda e identifikuarme numër PPN.I.nr.164/2019).

Prokurore e rastit ishte caktuar zonja Merrushe Llugiqi.

Më datën 10 shkurt 2020, përmes raportit policor është njoftuar Prokurorja e rastit se janë gjetur prova të reja, mjaft domethënëse, që Operatori Ekonomik “Beni Dona Plast”, i cili është shpallur fitues i tenderit për furnizim me ushqim Forcën e Sigurisë së Kosovës, kishte të falsifikuara dy certifikata.

 

(Sqarime: ISO certifikatat e kompanisë Royal Cert, ISO 22000, e cila kishte skaduar më datën 6 qershor 2018 dhe jo më 22 maj 2019, ndërsa certifikata ISO 9001 nuk kishte fare lidhje me kompaninë Royal Cert)

Kjo nënkupton se certifikata ishte e falsifikuar – komplet e manipuluar. (emaili zyrtar nga Royal Cert Albania)

Më 7 janar të vitit 2020, kompania gjermane, ‘Royal Cert’përmes një shkrese zyrtare informon kompaninë ‘Beni Dona Plast’ se dy certifikatat në fjalë, nuk janë lëshuar nga kjo kompani dhe nuk janë valide.

(Sqarim: Bëhet fjalë për certifikatat ISO 9001:2015 dhe ISO 22000:2005)

Kompania gjermane kishte urdhëruar “Beni Dona Plast”, që menjëherë, brenda shtatë ditësh, këto certifikata t’i tërheq dhe të informojë me shkrim për tërheqjen e tyre ose në të kundërtën do të ndiqen penalisht. (Shkresa e Royal Cert 07.01.2020)

Më datën 12 mars 2020 hetuesit e rastit kanë mbajtur takim zyrtar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë me prokuroren e rastit Merrushe Llugiqi dhe zëvendëskryeprokurorin Ibrahim Berisha, ku pas sqarimit të rastit, janë autorizuar që të ndërmarrin ‘veprimet e nevojshme hetimore dhe më pas të informohet prokurorja e rastit’.

Më datën 7 prill 2020, Policia duke u bazuar në nenin 112 të Kodit të Procedurës Penale lëshon vërtetimin mbi sekuestrimin e përkohshëm të sendeve të palës – Ragip Mustafa – nga i cili sekuestrohen përkohësisht certifikatat ISO (në cilësi të provave materiale).

Me datën 30 korrik 2020 përmes raportit policor është informuar kryeprokurori i Themelores Kujtim Munishi në Prishtinë në tërësi mbi ecurinë e zhvillimeve të rastit në fjalë dhe njëherit është kërkuar që të bëhet kërkesë për ‘ndihmë ligjore ndërkombëtare me qëllim të verifikimit të ISO certifikatave’.

 

Rasti komplikohet: Ragip Mustafa kërkon nga shteti certifikatat për një tender tjetër, çka ndodh tutje?

Me datën 25 gusht 2020 është informuar prokurorja e rastit Merrushe Llugiqi se pala Ragip Mustafa ka ardhur në Polici dhe ‘po kërkon kthimin e origjinalit të ISO certifikatave me arsyetimin se po i kërkonte një institucion tjetër në të cilin kishte ofertuar për tender’.

 

Pala Ragip Mustafa iu kishte prezantuar hetuesve policorë dokumentin zyrtar të datës 28 korrik 2020 të lëshuar nga prokuroria themelore në Prishtinë, Vërtetimin me të cilin vërtetohet se lënda me numër PPN.1.nr.164/2019 që ka të bëjë me Operatorin Ekonomik “Beni Dona Plast” ishte mbyllur me datën 21 janar 2020 me shënim zyrtar nga Prokurorja Merrushe Llugiqi. (vërtetimi i datës 28.07.2020)

Me datën 10 shtator 2020 përmes Raportit Policor është informuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se tenderi i fituar nga Operatori Ekonomik “Beni Dona Plast” me numër prokurimi nr. 217-18-2029-2-1-1 me titull “Shërbimet me ushqim … nëpër të gjitha kuzhinat e FSK-së” dyshohet që ISO certifikatat janë të falsifikuara dhe këtë e vërteton emali zyrtar i dërguar me datë 25 shtator 2020 nga zyrtarja përgjegjëse e kompanisë Royal Cert, Carolin Hofner (emali i datës 25.09.2020)

Duke parë që rasti (Beni Dona Plast) dhe disa raste tjera nuk po ecin në rrugën e duhur ligjore, shefi i Task Forcës Antikorrupsion, në atë kohë, kërkon një takim me Kryeprokurorin e shtetit, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore dhe Drejtorin e Departamentit të Hetimeve për të prezantuar 8 rastet të cilat ishte duke i hetuar njësiti i tij e që kapnin vlerën rreth 250 milionë euro të dyshuara për keqpërdorim.

Një ndër rastet më të diskutuara në këtë takim ishte rasti i “Beni Dona Plast”.

 

Insistimi i shefit të Task Forcës Antikorrupcion ishte që ky rast të rihapet sepse ishte mbyllur nga Prokurorja Merrushe Llugiqi pa asnjë arsyetim.

Pas këtij takimi të datës 1 tetor 2020, derisa pritej që të kishte progres në këtë çështje, ndodhi ajo që më së paku pritej – Task Forca Antikorrupcion shuhet nga ana e Qeverisë.

 

Pronari i kompanisë “Beni Dona Plast”, Ragip Mustafa, është anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe Task Forca Antikorrupcion u shua në kohën e Qeverisë Hoti më 18 tetor 2020.

Por, me insistimin dhe presionin e ndërkombëtarë kjo Task Forcë nuk u shua por vetëm e ndërroi emrin duke u bërë Njësia e Veçantë e Hetimeve.

Pavarësisht të gjitha këtyre presioneve dhe situatave të krijuara, hetuesit, tash të Njësisë së veçantë të Hetimeve kanë vazhduar insistimin e tyre që rasti “Beni Dona” të rihapet për shkak se kishte fakte evidente për korrupsion milionësh.

Janar 2021: Kërkohet ndihmë juridike ndërkombëtare lidhur me rastin

 

Me datën 21 janar 2021, Njësia e Veçantë e Hetimeve kërkon zyrtarisht nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të bëhet Kërkesa për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare me qëllim të verifikimit të certifikatave ISO për kompaninë “Beni Dona Plast”.

Kërkesa merret parasysh nga Prokurorja Merrushe Llugiqi e cila me datën 8 shtator 2021 i njofton hetuesit se pas kërkesës për ndihmë juridike ishte kthyer përgjigja nga autoritetet e shtetit gjerman përmes Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, e cila udhëhiqej nga Albulena Haxhiu dhe ishte verifikuar fakti se ‘ISO certifikatat që posedonte kompania “Beni Dona Plast” ishin të falsifikuara’ dhe nuk ishin lëshuar nga firma gjermane Royal Cert.

Përfaqësuesi i kompanisë gjermane Royal Cert, Muhamet Alpan Namli, në cilësinë e dëshmitarit ka konfirmuar se kompania “Beni Dona Plast” nuk ka qenë asnjëherë e certifikuar me ISO nga Royal Cert dhe të dy këto certifikata janë të falsifikuara nga kompania “Beni Dona Plast”.

Sipas tij, pronari Ragip Mustafa ka qenë në dijeni të plotë që certifikatat janë të falsifikuara.

 

Duke u bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, provave të siguruara, mënyrës së kryerjes së veprave penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 395 paragrafi 1 dhe veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik nga neni 415 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës me qëllim të përfitimit material dhe fitimit të tenderëve mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, të gjitha rrethanat tregojnë që Operatori Ekonomik “Beni Dona Plast” me paramendim dhe me vetëdije ka arritur të mashtrojë organin kompetent në këtë rast Ministrinë e Mbrojtjes dhe AQP-në me qëllim të lidhjes së kontratave publike për furnizim me artikuj ushqimorë.

Andaj, Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve me datën 13 tetor 2021 ka ngritur kallëzim penal kundër të dyshuarit Ragip Mustafa pronar i kompanisë “Beni Dona Plast”.

Gjithnjë sipas raportit konfidencial, të cilin po e përcjell këtu Periskopi, kur hetuesi i rastit disa herë ishte interesuar për rrjedhën e rastit, prokurorja e rastit Merrushe Llugiqi gjithnjë kishte deklaruar se ‘kishte presion për këtë rast dhe i ka udhëzuar hetuesit të të bisedojnë me shefat e saj’, ndërsa më vonë i kishte njoftuar hetuesit se ‘e kishin larguar nga rastet e korrupsionit dhe e kishin vendosur në një departament tjetër’. Gazeta Metro

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Çfarë thotë babai i Heidit për Romeon dhe a do ta lërë Heidi Italinë për dashurinë?

Eftuara e radhës në “Cherry on Top” ishte Lajla Kamata, mamaja e Heidi Bacit e cila foli për gjithë rrugëtimin e ...

Besa Kokëdhima reagon pas pjesëmarrjes në Eurovision

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka reaguar sot pasi përfaqësimit mbrëmjen e djeshme të Shqipërisë në Eurov ...

Mediat greke: Eleni Foureira refuzoi të këndojë në tubimin e Ramës në Greqi

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë ...

Jetë / Stil

Mësoni se në ç’moshë arrin kulmin vetëbesimi juaj

Në ç’moshë vetëbesimi arrin kulmin?Nga mosha 60-70 njeriu është në kulmin e vetëbesimit të tij. P ...

Si të afroni ose shtyni datën e ciklit menstrual!

Me siguri të gjithave ju ka ndodhur të paktën një herë në jetë të dëshironi ta shtyni datën ciklit m ...

Ja përfitimet shëndetësore nga hudhrat

Hudhrat e njoma janë fantastike në vlerat e tyre shëndetësore.E ndërsa shumë njerëz ngurrojnë t’i han&eu ...

Sport

Milani po mendon për transferimin e Emerson Royal, problemi mbetet te kërkesat e larta të Spurs

Emerson Royal pritet të largohet nga Tottenham Hotspur pas tre viteve qëndrim te skuadra londineze.E ardhmja e mbrojtësit brazilian pri ...

Mbappe i jep lamtumirën PSG-së, ku flitet se do e shohim sulmuesin francez

Futbollisti francez Kylian Mbappe ka njoftuar në një video të postuar në rrjetet sociale se po largohet nga Paris Saint-Germain n& ...

Granit Xaka dhe Bayer Leverkusen në finalen e Europa League

Bayer Leverkusen është finaliste e Europa League për sezonin 2023/24.Kampioni i Gjermanisë, me lider futbollistin kosovar, Granit ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate