12/31/2025 6:47:23 AM

Kur pritet stabilizimi i furnizimit me ngrohje në kryeqytet, flasin nga Termokos

Duhet të lexoni

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka funksionalizuar mbrëmë kaldajat, të cilat për prodhimin e energjisë termike shfrytëzojnë mazutin si lëndë të parë djegëse, meqenëse dje iu ndërpre furnizimi me avull nga KEK-u. Por, pas kthimit të furnizimit me avull mëngjesin e sotëm, furnizimi nëpërmes kaldajave me mazut do të ndërprehet, raporton Express.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Termokos-it, Afërdita Uka.

Ajo ka deklaruar se deri në mesditë pritet stabilizim i plotë i furnizimit me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për të gjithë konsumatorët.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit kemi filluar të marrim avullin nga KEK-u, si rrjedhojë tashmë ka filluar edhe prodhimi i energjisë termike. Kjo do të mundësojë vazhdimin e furnizmit me ngrohje të mjaftueshme, gjë që nënkupton ndëprerjen e furnizimit nëpërmes kaldajave me mazut. Sado që ne kemi sasi të mjaftueshme të mazutit në dispozicion, pas rikthimit të furnizimit me avull nga KEK-u nuk do të ketë nevojë për vazhdimin e furnizimit nëpërmes kaldajave me mazut”, ka thënë Uka.

Ajo ka treguar se problemin e vetëm që e kanë pasur me mazut, ka qenë ndotja e ajrit.

“Problemi i vetëm ka qenë ndotja, që është krjuar me fillimin e djegies së mazutit për prodhimin e energjisë termike. Deri në orët e mesditës së sotme pritet stabilizim i plotë i furnizimit me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për të gjithë konsumatorët”, ka deklaruar Uka.

“Termokos” ka njoftuar dje se janë detyruar që ta ndërpresin furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.

Sipas Termokos, arsye për këtë ishte pamundësia për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.

“NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.

Me ngrohje dje janë furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje”, thuhet në njoftimin e Termokosit.

Por, para pak minutash, Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është lëshuar në punë njësia B1 e Termocentralit Kosova B dhe, si rrjedhojë, Termokosi ka filluar të furnizohet me avull për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KEK’u ka bërë me dije se aktualisht janë në punë të tri njësitë aktive të Kosovës.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot, me datë: 16.12.2021 në ora 06:40, pas sanimit të rrjedhjes në kaldajë njësia B1 e Termocentralit Kosova B është lëshuar në punë.

Si rrjedhojë, sot në mëngjes, në ora 08:10, Termokosi ka filluar të furnizohet me energji termike (avullin) nga Kosova B për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KEK’ut./Gazeta Express


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate