Ish-ministri i Britanisë së Madhe i Shtetit për Evropën, Denis MacShane, i cili shërbente nën Qeverinë e Tony Blair, përkujtoi raportimin e Radio Televizionit të Zvicrës, për tentim-vrasjen e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, nga inteligjenca serbe.
MacShane një gjë të tillë e përkujtoi me anë të një postimi të tij në ‘Twitter’, duke bërë “quote” postimin e ish-kryediplomatit kosovar, Petrit Selimit. Ky i fundit shpërndau raportimin e mediumit malazez ‘M Portal’ për vrasjen e fëmijëve serbë në Pejë nga forcat serbe, për t’ua lënë fajin shqiptarëve të Kosovës, shkruan Demokracia.com.
“RTS (BBC zviceran) raportoi për komplotin serb për të vrarë Dick Marty, politikan avokat zviceran, i cili në mes të luftës çlirimtare të Kosovës 1998-99, akuzoi liderët politikë të Kosovës kinse rrëmbyen serbët për trafikim organesh. Ideja e Beogradit ishte që të fajësonte Kosovarët për vrasjen e Martit”, deklaroi ish-kryediplomati britanik.
Në anën tjetër, ish-kryediplomati kosovar Selimi deklaroi në ‘Twitter’ teksa shkroi për rastin ‘Panda’ se Dhomat e Specializuara në Hagë janë të bazuara në ngjarje të këtilla të njollosura.
“Hulumtim SHUMË I RËNDËSISHËM nga mediat në Mal të Zi se si qeveria serbe vrau fëmijët serbë në luftën e Kosovës për t’i fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Edhe presidenti i Serbisë tha se kjo është e vërtetë. Shumë nga çfarë Specialja është bazuar në raste të tilla të përlyera”, deklaroi Selimi. /Demokracia.com/
RTS (Swiss BBC) reported on Serb plot to assassinate Dick Marty, Swiss lawyer politician who that in middle of 1998-99 Kosovo war of liberation, Kosovo political leaders were kidnapping Serbs to extract organs. Belgrade idea was to blame Marty killing on Kosovans. @StephanIsrael https://t.co/bUWvxZfii6
— Denis MacShane (@DenisMacShane) March 14, 2023