12/17/2025 11:33:01 AM

Ambasadori turk nderon Jasharët në Prekaz

Duhet të lexoni

Ambasadori i Republikës Turqisë në Prishtinë, Tunç Angili, ka vizituar sot Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz e po ashtu edhe kullën, në të cilën është pritur për vizitë nga vëllai komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari.

Para pak ditësh u shënua 25-vjetori i rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Ambasadori Angili tha se ndodhet në Prekaz për të nderuar heroin kombëtar, Adem Jashari, si dhe 59 familjarët e tjerë që ranë më 5, 6 dhe 7 mars 1998, shkruan Kosova Press, transmeton Klan Kosova.

Ai po ashtu është shprehur falënderues ndaj Kosovës për ndihmën e dhënë pas tërmetit, derisa shtoi se Turqia do të vazhdojë të përkrahë popullin e Kosovës.

“Më vjen mirë që sot jam këtu në Prekaz për të vizituar varrin e heroit të Kosovës, Adem Jasharit. Gjithashtu i jam mirënjohës Rifat Jasharit për mikpritjen. Kosova ka një vend shumë të veçantë në zemrat tona në Turqi, dhe pas tërmetit të 6 shkurtit, Kosova ishte një ndër vendet e para që i erdhi në ndihmë popullit turk dhe këtë nuk do ta harrojmë kurrë. Që nga fillimi ne gjithmonë e kemi përkrahur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojmë ta mbështesim. Unë jam këtu sepse dua të shoh me sytë e mi se si filloi kjo luftë për pavarësi, ishte një vend i ruajtur mirë, një vend i bukur. E falënderoj sërish Rifat Jasharin që më ka informuar edhe për ngjarjet e asaj kohe. Pra ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin e Kosovës”, tha Angili.

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari ka falënderuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë për vizitën.

Jashari është shprehur mirënjohës ndaj kontributit të Turqisë për popullin e Kosovës, duke treguar mirënjohje edhe për se këtë e kanë dëshmuar edhe me shtatoren e “Adem Jashari” në Aivas të Turqisë.

“Falënderoj ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angili… dhe besoj se edhe më tutje do të jemi gjithmonë bashkë. Këtë e kanë dëshmuar, pasi është bërë edhe sheshi ‘Adem Jashari’ në Stamboll dhe shtatorja e Adem Jashari në Sivas të Turqisë dhe besoj se kjo lidhje ka me qenë denbabaden. Falënderoj Turqinë dhe ju shprehi ngushëllime për gjitha ato nëna dhe motrave e vëllezërve që humbën më të dashurit e tyre nga tërmeti që ndodhi, e tmerroi botën dhe jo vetëm ata”, tha Jashari.

Më 15 shkurt, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga Sabri Tunç Angili, për të ushtruar detyrën e ambasadorit të Turqisë në Kosovë.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate