U raportua ditë më parë se janë gjetur një pjesë e mostrave të ‘zhdukura’ të të ndjerit Astrit Dehari, e për këtë ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se për këtë duhet të jap përgjigje Ministria e Drejtësisë, shkruan Gazeta Metro.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mostrat e ‘zhdukura’ të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë, për të cilat u pyet nga gazetarët.
“Më besoni, Ministria e Drejtësisë duhet ta jap përgjigjen adekuate për këtë”, tha shkurt Kurti.
Mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV’së, janë zhdukur në dhjetor të vitit kaluar.
Duhet theksuar se ‘zhdukjen’ e këtyre mostrave e kishte njoftuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi.
Në një konferencë për media, ajo kishte thënë se menjëherë ka njoftuar prokurorinë për rastin.
“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë rastit, mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, nga laboratori, kam njoftuar ushtruesin e kryeprokurorit Besim Kelmendi. Në rasat e epruveta kanë qenë 15 epruveta me gjakë, një e urinës dhe një epruvetë e lukthit”, ka thënë Haxhiu.
Ajo kishte treguar se në atë hapësirë qasjen e njerëzve ishte e kufizuar.
“Ky akt është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në frigoriferët e rinj, por jam e bindur se ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar do ta plasonin si një veprim dëmtues të procesit në tërësi” ka thënë ministrja./gazetametro.net