12/30/2025 11:05:44 AM

Darka 375 euroshe që e pagoi zyra e Kryeministrit, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Duhet të lexoni

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas publikimit të artikullit për shpenzimet e zyrës së kryeministrit Albin Kurti në një darkë, ku sipas fakturës së siguruar nga Kallxo.com, në këtë darkë u shpenzuan hiç më pak se 375 euro. Ushqimi deti i shoqëruar me shampanjë italiane e verëra kishin dominuar në tryezën e një restoranti në afërti të Prishtinës ku po darkonin zyra e Kurtit në një natë maji.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se kjo darkë, ishte darkë pune në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajcák dhe Zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.

Kryeziu i ka listuar të pranishmit në këtë darkë, ku ka treguar se ishin 8 persona, duke përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, Miroslav Lajçak, Mattheë Palmer, Philip Kosnett, Donika Gërvalla, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

“Në bazë të kërkesës për qasje në dokumente publike me numër protokolli 2726, mediumit Kallxo i janë dërguar faturat e shpenzimeve për dreka zyrtare të kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës.Edhe pse nuk ka kërkuar informata shtesë lidhur me darkën e përmendur në artikull, Zyra e Kryeministrit ia ka dërguar këtij mediumi në fjalë informatën si më lartë”, thuhet tutje në reagimin e Kryeziut në Facebook.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate