Instituti Ekonomik dhe Shoqëror ka nxjerrë përfundim se pagat minimale në shumë vende të Bashkimit Evropian janë ulur dhe kjo bën që qytetarët me të ardhurat aktuale të mos mund të ju bëjnë ballë çmimeve.
Vetëm tek gjysma e 22 vendeve anëtare të BE që kanë vendosur me ligj pagën minimale ka mjaftuar rritja e kufirit të poshtëm të rrogës për të kompensuar rritjen e çmimeve, shkruan DW.
Sipas studimit ndihma për sigurimin e fuqisë blerëse ka pasur efekt sidomos në Gjermani, meqë në tetor 2022 paga minimale u rrit në 12 euro në orë.
Në 20 vende të BE-së të punësuarit kanë pasur humbje të ndjeshme, megjithatë marrinë pagën minimale ligjore. Në 18 vende të tjera u rrit paka minimale në fillim të 2023 e disa të tjera e rritën përgjatë 2022. Mesatarja e rritjes së pagës minimale ishte 12% kundrejt 1 janarit 2022, por për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve dhe zhvlerësimit si pasojë e inflacionit, kjo rritje mesatare ka vlerën 0,6%, shkruan DW, përcjellë Albinfo.ch.