12/21/2025 9:28:16 AM

FMN në raportin për Kosovën: Të ardhurat nga tatimet u rritën fuqishëm

Duhet të lexoni

Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar i nxjerrë për Kosovën, ka vlerësuar lartë aktivitetet e Administratës Tatimore të Kosovës në inkasimin e të hyrave dhe formalizimin e punëtorëve.

Saktësisht brenda raportit të FMN-së thuhet se “Pas pandemisë, të ardhurat nga tatimet u rritën fuqishëm, duke shënuar rritjen më të madhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Në raport theksohet se rreth një e treta e rritjes së të hyrave nga TVSH-ja në vitet 2020–2022 mund të shpjegohet me përmirësimet në administrimin e tatimeve, duke përfshirë rritjen e formalizimit. Gjithashtu, në raport pasqyrohet rritja e fuqishme e të hyrave nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave (TAK). Përderisa rritja e TVSH-së dhe TAK-ut shpjegohet kryesisht me rritjen e bazës tatimore (rritjen e numrit te bizneseve që paguajnë tatim).

Në përgjithësi rritja e formalizimit ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e të hyrave të përgjithshme. Kjo është mbështetur nga përpjekjet e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në formën e rritjes së kontrollave dhe inspektimeve në teren.

- ADVERTISEMENT -

Tutje, në raport theksohet edhe përkushtimi i ATK-së në formalizmin e punësimit, ku thuhet se sipas të dhënave në nivel sektori tregohet se mbështetja e qeverisë për të rritur punësimin formal, duke përfshirë edhe femrat, gjithashtu shpie në rritjen e të hyrave nga Tatimi në të Ardhura Personale ( TAP).

Rritja e punësimit në sektorët që priren të kenë nivele relativisht të larta informaliteti, siç ?sht? akomodimi, shërbimi ushqimor dhe sektori i ndërtimtarisë, kanë zgjeruar bazën tatimore të TAP. Rritja e punësimit të femrave mund të shpjegojë gjithashtu një pjesë të rritjes së punonjësve të regjistruar.

Ndërsa, punësimi i femrave në Kosovë ka qenë relativisht i ulët, ai u rrit më shpejt se punësimi i meshkujve gjatë dekadës së fundit, duke rezultuar në një rritje të përqindjes së femrave në punësimin total nga rreth 30 për qind në vitin 2012 në rreth 40 për qind në vitin 2022.

Ndër të tjera, në këtë raport vlerësohet edhe rritja e bazës tatimore sipas llojeve të tatimeve, bashkëpunimi ndërinstitucional në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të ATK-së për rritjen e partneritetit me qytetarët./Katror.info

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate