12/22/2025 4:13:56 AM

Krasniqi deklarohet pas takimit me Lajcak: PDK s’e voton marrëveshjen, pa njohje s’përfundon konflikti me Serbinë

Duhet të lexoni

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas takimit me emisarin special të Bashkimit Europian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka thënë se marrëveshja me Serbinë pa njohje reciproke, nuk përfundon konflikti i ngrirë dhe si i tillë është e papranueshme për këtë parti, shkruan Gazeta Metro.


Ai deklaroi se partia e tij, nuk do ta votojë këtë marrëveshje.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Se kjo marrëveshje nuk ka njohje, Krasniqi fajtor kryesor e bën kryeministrin Albin Kurti. Thotë se ka dështuar që për këtë dy vite t’i bind ndërkombëtarët që në marrëveshjen finale të jetë njohja e ndërsjellët.

“Sapo zhvilluam një takim miqësor dhe të hapur me emisarin Lajçak, me të cilin biseduam për procesin e dialogut dhe marrëveshjen. Lajcakut ja shpreha edhe qëndrimet e PDK, rezervat që kemi për këtë marrëveshje. Fatkeqësisht ajo që sot kemi në tavolinë është një marrëveshje pa njohje dhe me Asociacion në qendër. Përgjegjësia e Kurtit është direkte për faktin që për dy vite e ka humbur mundësin që t’i bind mbështetësit tanë për ta arritur njohjen e ndërsjellët. Sot nuk kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, jo me njohje, marrëveshje të përkohshme. Këto qëndrimet tona nuk janë befasuese për partnerët ndërkombëtarë. Qëndrimi i PDK-së që nga vitit 2018 është i lidhur me njohje të ndërsjellët. Krijon një status-quo të re. Qëndrimi i PDK në e shohim marrëveshjen si të pa mjaftueshme dhe që krijon edhe shumë pikëpyetje”, tha Krasniqi.

Kryetari i PDK’së, ka deklaruar se nuk do ta përkrahin në Kuvend kur vjen për ratifikim.

“Pa dyshim që qëndrimi i SHBA nuk ka ndryshuar, ata besojnë që përfundim të jetë me njohje në qendër. Prej njohjes së ndërsjellë kemi njohjen eventuale. Ky është shqetësimi jonë. Është obligim që të sillet në Kuvend. Kur do që të sillet në Kuvend nëse është ky aneks nuk do ta ketë votën e PDK. Por do ta shohim marrëveshjen finale”, tha tutje Krasniqi.

Në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë, Lajcak do të takohet të premten edhe me kryetarët e LDK’së dhe AAK’së.

Me kryetarin e AAK’së në 11:45, ndërsa do të jetë në LDK në orën 14:45.

Kujtojmë se dje Lajcak është takuar edhe me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani, takime të cilat i ka cilësuar konstruktive në procesin e dialogut. /gazetametro.net

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate