12/24/2025 6:06:18 PM

DASH: S’mund të vendosim kornizë kohore për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Duhet të lexoni

DASH theksoi se nuk mund të vendosin kornizë kohore për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Zëdhënësi i DASH-it, Ned Price, gjatë një konference të mërkurën u shpreh se përmes dialogut, besojnë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne mbështesim fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja për aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas këtij propozimi të BE-së, dhe progresi drejt krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si shtet sovran, si një vend multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike. Përmes dialogut, besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Më pas progresi do të hapë derën për integrimin evropian të të dyja vendeve dhe është thelbësor për siguri, stabilitet dhe prosperitet më të madh në Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara duhet të përqendrohen në njohjen eventuale reciproke.”, tha ai.

I pyetur se sa larg është nga njohja reciproke Kosovë-Serbi, Price nuk dha ndonjë afat kohor, por theksoi se duan që tensionet Kosovë-Serbi të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ai deklaroi se do të ndërmarrin çdo hap për të mbështetur përshpejtimin e përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sigurisht që ne duam që këto çështje, këto tensione mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe kështu ne do të mbështesim këtë dialog të BE-së. Ne do të ndërmarrim çdo hap që mundemi si partner i Kosovës dhe i Serbisë dhe i BE-së për të mbështetur përshpejtimin në çdo mënyrë të mundshme të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, ne thjesht nuk mund të vendosim një kornizë kohore për të. Sigurisht që ne duam që këto çështje të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur.”, shtoi ai.

Më 27 shkurt në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme.

Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë. Me vizitën e tij, ai do të bëjë përgatitje për mbajtjen e takimit tjetër më 18 mars në Ohër. Lajçak, pas Prishtinës do të qëndrojë edhe në Beograd.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate