7/25/2025 3:10:11 AM

Ambasadori francez jep dy data të mundshme për liberalizim të vizave

Duhet të lexoni

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot ka deklaruar se më së largu janari i vitit të ardhshëm mund t’i gjejë kosovarët me liberalizim të vizave.

Sipas tij, kjo gjë mund të ndodh edhe më herët, nëse Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), fillon punën më herët.

“Janë 2 data të mundshme, është ose kur sistemi ETIAS fillon të punojë ose tek më e fundit 1 janari (2024). Janë diskutime teknike ku unë nuk mund të tregoj datat e sakta. Mendoj se jemi duke iu ofruar të lejojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza për 90 ditë”, ka deklaruar ai.

Guérot foli edhe për marrëveshjen e 27 shkurtit, për të cilën tha se ka potencialin që ta ndryshojë jetën e qytetarëve.

“Mendoj që marrëveshja që është aprovuar më 27 shkurt dhe implementimi i aneksit do të diskutohet. Ka një potencial të ndryshohet për mirë çdo ditë jeta e qytetarëve, të gjithëve nga Kosova, këtu në Vushtrri dhe veçanërisht sigurisht në 4 komunat veriore. Jam konfident që po vijmë afër një zgjidhjeje që të gjithë kanë punuar shumë”, tha ambadadori.

Këto komente i Guérot i bëri gjatë një vizitë në Komunën e Vushtrrisë, ku së bashku me kryetarin Ferit Idrizi, vizituan fshatin e Prelluzhës, i banuar me shumicë serbe./EO

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate