12/26/2025 10:23:28 AM

E tepron ministrja Haxhiu-thotë se jemi shoqëri femicide

Duhet të lexoni

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është përplasur verbalisht me deputeten e PDK’së, Ganimete Musliu, rreth femicidit e që sipas ministres ka vrasje në Kosovë vetëm pse je grua, ndërsa ka kundërshtuar deputetja Musliu e cila e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se këto gjëra ndodhin vetëm në Afganistan, ndërsa shoqëria kosovare është demokratike, shkruan Gazeta Metro.


Musliu ka thënë se shoqëria kosovare është shoqëri demokratike.

“Jemi shoqëri demokratike, unë e dënoj çdo vrasje, qoftë e burrave apo grave, por nuk jemi shoqëri femicide”, ka thënë Musliu.

“Të dalë një ministre e drejtësisë të flasë në këtë formë, nuk do koment, prandaj jemi në këtë gjendje. Në Afrikën e Jugut vriten gratë dhe vajzat në rrugë vec pse janë vajza. Në Afganistan mund të themi se ka femicid. Me pas kanë unë ministre e drejtësisë dhe të dalë një deputete e partisë time të kërkojë Komision Hetimor Parlamentar për vrasjen e grave.  unë sot kisha dhanë dorëheqje”, ka shtuar Musliu,

Ndërsa ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se në Kosovë ka femicid.

“Po në Kosovë ka femicid, mendësia jote shpërfaq mendësi e qeverisjes së PDK’së, vetëm 14% përqind e grave janë pjesë e tregut të punës”, tha Haxhiu duke ju përgjigjur deputetes Musliu.

“Nëse s’mund të na ndihmon, heshtni”, vazhdoj tutje Haxhiu.

“Keni kujdes se unë se kam shpikë fjalën femicid, a është nënë grua, a është motra dhe mësuesja grua, keni kujdes kur përdorni terminologji ‘high class’ (e klasës së lartë)”, tha Musliu.

“Jam për për dënim maksimal për ata që shkaktojnë dhunë ndaj grave. Prandaj unë reagoj kur tentohet të quhemi shoqeri femicide”, tha ajo tutje.

Ndërsa nuk është ndalë Haxhiu, e cila e akuzoi Musliun se po e legjitimon dhunën.

“Deputete Musliu ju e legjitimuar dhunën”, tha Haxhiu.

Muslu ironizoj me Haxhiun duke kërkuar mbrojtje zyrtare meqë ëshë grua dhe dikush mund ta vras në shesh sapo të dal.

“Nga sot kërkoi nga sot që shteti të më mbrojë se edhe unë jam grua, unë nga sot kërkoj mbrojtje zyrtare nga institucionet sepse kam frikë se nëse dal në shesh mund të me vras dikush, meqë sipas jush ka femicid dhe mund të më vras dikush veç pse jam grua.Është tmerri i kësaj shoqërisë që Ministrja e Drejtësi thotë se gratë vriten në Kosovë veç pse janë gra, kfilluni”, tha në fund Musliu./gazetametro.net

 

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate