12/26/2025 8:36:29 PM

I tha se “s’ka mëditje”, Reshitaj ironizon me Konjufcën: Ma bëri dhuratë për 8 Mars

Duhet të lexoni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën e sotme në Kuvend ka propozuar që deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, të mos i takojë mëditja.

Kjo pasi që Konjufca ka deklaruar se deputetja Reshitaj, ka hyrë në sallën e Kuvendit, është nënshkruar (me ç’rast i takon edhe mëditja) dhe brenda pak sekondash është larguar nga salla e Kuvendit.

“E po ashtu i propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takojë sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë, qëndroi vetëm 10 sekonda, doli, kështu që nuk ka kështu”, tha Konjufca.

Për këto deklarata të Konjufcës, lajmi.net ka kontaktuar me deputeten Albena Reshitaj e cila ka thënë se i vjen shumë keq për deklaratat e kryeparlamentarit.

“Pom vjen shumë keq prej tij çka ka thënë, s’di çka të them tjetër. Nuk është e vërtet që kam qëndruar në Kuvend me sekonda, se kam qëndruar në byfe edhe 30 minuta të tjera, aq sa kanë qëndru opozita në Kuvend prej fillimit të seancës, prej orës 13:00 deri 13:30, unë kam qëndru prej 13:30 deri 14:00, mirëpo kam qëndruar në byfe sepse pasi kam hyrë e kam parë që opozita nuk është brenda”, ka thënë Reshitaj.

Ajo ka thënë se ka ardhur në Kuvend direkt nga universiteti ku edhe ligjëron, andaj nuk ka qenë e vetëdijshme nëse opozita gjendet në sallën e Kuvendit ose jo.

“Unë kam edhe obligime tjera dhe jam edhe profesoreshë universitare dhe të mërkurën i kam caktu ligjëratat për shkak se të enjteve kemi seanca, të marteve komisioni, andaj të hënën dhe të mërkurën i kam lënë ligjëratat në universitet. Normalisht më është dashtë me kry ligjëratën dhe me ardh në Kuvend. Kur kam hyrë brenda, kur hyjmë nënshkruhemi dhe kur kam shku te vendi e kom pa që nuk është opozita. Mendova se janë në byfe, kam shkuar në byfe dhe kam pritur 30 minuta, e pashë që nuk po vjen asnjë dhe mendova se nuk vijnë më sepse ndonjëherë shkojnë nëpër zyre dhe kthehen prap. Unë nuk kam zyre dhe qëndroj kështu. I kam kërkuar Glauk Konjufcës në fillim të këtij legjislacioni që ta kem mundësinë të kem një zyre të vogël e cila ka qenë e zbrazët në Kuvend, duke marrë parasysh hidhërimin e partisë me mua pasi që kam qëndruar në sallë kur është votuar presidentja dhe ai nuk ka reflektuar pozitivisht në këtë drejtim. Unë nuk muj me ardh me u sillë, ose nuk mundem me shku në zyre me prit ndërkohë mos po kthehet opozita, andaj edhe kam qëndruar në byfe edhe 30 minuta”, ka thënë Reshitaj.

Deputetja ka deklaruar se sa i përket mëditjes, ajo nuk punon për të përfituar nga mëditjet.

“Unë të paktën nuk punoj për mëditje. Kam një profesion mjaft të mirë e profitabil andaj unë të paktën kontributin tim politik nuk e jap për mëditje. Nuk e di pse e ka thënë ai, më vjen shumë keq prej tij. Nëse ka mendu me ja bo unë kuorumin atyre (mazhorancës) me i mbajt seancat, më vjen keq unë nuk mundem me bo atë punë. Qëndroj në sallë kur ka momente të ndjeshme, kur janë projektligjet për fëmijë, kur ka qenë seanca për me votu Këshillin Prokurorial që kam mendu se jemi tu gabu si opozitë mos me e bo një gjë të tillë. Marrëveshjet ndërkombëtare do të dëshiroja gjithmonë me i votu, por janë vendime opozitare që të gjithë tërhiqen në momente të caktume. Gjithashtu kur ka të bëj me shëndetësi dhe masa emergjente, sikur epidemia, apo masat emergjente për energji, pra gjëra që janë në interes emergjent për qytetarin, në këto raste normalisht mendoj se duhet të qëndrojmë të gjithë dhe ka pasë raste kur kom qëndru. Por, jo unë me ju bo këtyre kuorume sepse jam pjesë e opozitës dhe kam marrë vota nga qytetarët që du me ju qëndru në fjalë dhe besnik”, ka thënë Reshitaj.

E pyetur nga gazetari nëse ligjërisht i takon mëditja edhe për seancën e sotme, deputetja Reshitaj ka deklaruar se pjesa e mëditjes ju paguhet sipas saj të gjithë atyre deputetëve që kanë qëndruar së paku 30 minuta brenda sallës së Kuvendit.

“Nuk jam tu u marrë me pjesën e mëditjes. Mëditja me sa di unë ju takon të gjithë atyre që kanë hy, kanë qëndru gjysmë ore dhe janë dalë dhe ndoshta nuk ka dhënë kush ndonjë kontribut. Nuk e di mirë këtë pjesë, mirëpo unë jam shënu me tregu që po hyj në sallë dhe jam në sallë. Unë e kam pa që opozita nuk është aty, nuk kam pasur informacion që nuk do të rrinë, sepse ka vendime që i marrin aty për aty, e unë kam qenë në ligjeratë, s’kam mbërri me pa çfarë ka ndodh brenda gjysmë ore. Si shumë herë që m’ka ndodh kjo për shkak të obligimeve që kam në universitet”, ka thënë Reshitaj.

Në fund, ajo ka ironizuar me deklaratën e Glauk Konjufcës, duke thënë se ishte dhuratë për 8 Mars.

“E kam marrë një dhuratë shumë të mirë për 8 mars nga kryetari i Kuvendit”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar një sërë raportesh vjetore. /Lajmi.net/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate