12/27/2025 4:50:46 AM

Krasniqi në Ditën e Gruas: Krenar që PDK ka marrë vendimin për barazi të plotë gjinore

Duhet të lexoni

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka takuar deputetet, anëtaret e kryesisë, kryesueset e kuvendeve komunale dhe nënkryetaret e komunave nga radhët e PDK-së.

Krasniqi i ka falënderuar ato për angazhimin dhe shembullin e përditshëm që japin në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

“Megjithëse kjo është një ditë kushtuar festimit të arritjeve sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave – është edhe një përkujtim se misioni për barazi gjinore nuk ka mbaruar dhe kërkon ende shumë punë për t’u bërë. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, gratë në Kosovë ballafaqohen akoma me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet, për të cilat është tejet e rëndësishme që të vazhdojmë t’i mbështesim”.

Krasniqi është shprehur se ndjehet krenar që PDK-ja, ka marrë vendimin për barazi të plotë gjinore në të gjitha nivelet e udhëheqjes dhe vendimmarrjes në parti.

“Pikërisht për këto arsye, jam tejet i lumtur dhe krenar që si Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, për herë të parë në Kosovë dhe rajon, kemi marrë vendimin për të zbatuar barazi të plotë gjinore, 50/50, në të gjitha nivelet e udhëheqjes dhe vendimmarrjes në parti. Inkurajimi i pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në udhëheqje është thelbësor për fuqizimin e rolit të gruas dhe barazisë gjinore. Kur gratë kanë përfaqësim të barabartë në udhëheqje, zëri i tyre dëgjohet më shumë dhe nevojat e tyre adresohen. Përmes këtij vizioni, ne do të përkushtohemi që të krijojmë politika dhe veprime më të mira që promovojnë dhe avancojnë të drejtat e grave”, shkruan kreu i PDK-së.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate