12/29/2025 10:10:29 PM

Gjermania dhe NATO me mesazhe të forta për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë takimeve që patën me krerët e Shqipërisë

Duhet të lexoni

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se plani i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi është i mirë dhe duhet të zbatohet nga të dyja palët. Ai ka deklaruar se në dialog është bërë përparim i madh dhe se gëzohet për rezultatet konstruktive që do të arrihen.

Dje, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Berlin, Scholz në konferencë të përbashkët për media, ka thënë se pret që plani evropian për dialogun Kosovë-Serbi të përfundojë së shpejti dhe me sukses.

Kemi të bëjmë me një propozim shumë të peshuar të Gjermanisë dhe Francës dhe që mbështetët nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që e gjeti pasqyrimin e tij edhe në vendimet e Këshillit Evropian në Bruksel. Në këtë kuadër unë besoj se ky proces do të përfundojë së shpejti me sukses… Mendoj se janë bërë përparime të mëdha, po të shikosh deklaratat publike të Vuçiqiq dhe Kurtit, ky është një përparim. Mendoj se ky është një plan që mund të zbatohet dhe duhet të realizohet. Prandaj unë jam i gëzuar kur ne arrijmë rezultatet konstruktive dhe të mira. Ndjesia ime është se tani mund të bëhet realitet ajo që deri tani nuk ishte e mundur. Do të ishte e mirë për zhvillimin e rajonit dhe Kosovës dhe Serbinë”, ka thënë ai.

Mbështetje absolute këtij plani i dha edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Shqipëria, qeveria jonë dhe unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë është një plan absolutisht shumë përmbajtjesor dhe realist, i cili sjell normalizimin e nevojshëm dhe shumë pritur që dy palët duhet të trajtojnë jo vetëm me seriozitetin maksimal, por edhe gjithë kurajën e domosdoshme”, ka thënë ai.

Deklarata të forta sa i përket dialogu Kosovës-Serbi dha edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit në Bruksel me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Stoltenberg tha se mirëpret qasjen konstruktive nga Kosova dhe Serbia në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe theksoi se tani është një “rast historik” për të arritur paqe të qëndrueshme.

Ne bashkëpunojmë me Bashkimin Evropian dhe mirëpresim takimet në Bruksel në kuadër të dialogut. NATO do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm këtë dialog sepse e shohim si rrugën e vetme të duhur për paqe dhe stabilitet në Kosovë. Kemi një rast historik për paqe të qëndrueshme dhe mirëpres qasjen konstruktive. Është me rëndësi që të dyja palët të dëshmojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis. Secila zgjidhje duhet të ketë parasysh të drejtat e njeriut, fqinjësisë së mirë dhe sundimit të ligjit”, tha shefi i NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë takuar më 27 shkurt në Bruksel, ku, sipas ndërmjetësit të dialogut, Josep Borrell, palët janë pajtuar për propozimin e BE-së për dialogun, i cili përmban 11 nene.

Takimi i radhës ku diskutohet sërish për marrëveshjen dhe aneksin e zbatimit të saj pritet të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate