Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se bashkë me grupe të autoklubeve nga e gjithë Kosova, parakaluan në pjesë të ndryshme të Skenderajt, për të shënuar kështu 25 vjetorin e Epopesë së Jasharajve.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Epopeja e Jasharajve është akti mëheroik i cili vulosi historinë më të re të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Në një organizim madhështor në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës së Komandantit Legjendar Adem Jashari e familjes Jashari, bashkë me grupe të autoklubeve nga e gjithë Kosova, parakaluam në pjesë të ndryshme të Skenderajt, për të shënuar kështu 25 vjetorin e Epopesë së Jasharajve, aktit më heroik i cili vulosi historinë më të re të Kosovës.
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, gjithë dëshmorëve e të rënëve në shërbim të lirisë!
SL