2/16/2026 3:56:04 AM

E dhimbshme/ Vajza dëbon nënën nga shtëpia: Jam rrugëve në shi

Duhet të lexoni

Kjo është Samaetka Rushiti nga Kërçova e cila në moshën 70-vjeçare rrezikon të mbetet rrugëve. Ajo deri tani ka jetuar me të bijën e cila është e pamartuar, e që sipas saj ajo nuk e do më në shtëpi. E gjithë kjo për shkak të tensioneve të krijuara si nënë e bijë. Vajza kërkon të jetojë e vetme që kur kaloi pronësinë e shtëpisë mbi vete.

“Që kur e morri shtëpinë që kur e mori mbi vete, filluan problemet”, rrëfen Samaetka.

Pasi rasti shkoi në gjykatën e Kërçovës, kjo nënë për disa muaj mbeti rrugëve, derisa gjykata solli vendim që 70-vjeçarja sërish të kthehet në shtëpi, por sërish problemet nuk përfunduan.

“Mbeta 6 muaj rrugëve unë shkoja nëpër shtëpi rrija tek vajzat, nëpër shtëpi ku të gjeja. Gjykata solli vendim që të kthehem në shtëpi, u ktheva por sërish kam problem maltretime, vajza më largon nga shtëpia më kërcënohet”, sqaron ajo.

Qendra sociale duke parë që bashkëjetesa e tyre përbënte rrezik, i ofroi që të sistemohej në një shtëpi pëlqesh, derisa të zgjidheshin problemet që të mos mbetet rrugëve.

“Për këta arsye Samaetka Rushitit i është ofruar nga Qendra Sociale në Kërçovë, që si person i moshuar që është dhe për shkak të mosmarrëveshjeve dhe problemeve që kanë me vajzën të sistemohet në shtëpinë e pleqve, por ajo refuzon duke thënë se do të jetojë në shtëpinë e saj të cilën e ka ndërtuar bashkë me bashkëshortin”, thanë nga Qendra Sociale Kërçovë.

Konfliktet vazhdojnë ende mes vajzës edhe nënës edhe përkundër vendimit të gjykatës që ajo të kthehet në shtëpi dhe të bashkëjetojnë.

Bije shi, unë rri jashtë, më kërcënon sa të hyjë brenda në korridor”, rrëfen më tej Samaetka.

Rasti disa herë është i paraqitur në polici, herë nga bija e herë nga nënë. Vajza sërish përmes një ankese kërkon që nëna e saj të largohet nga shtëpia na afat prej dy muajsh.

Për shkak të marrëdhënieve të prishura mes nesh për një periudhë të gjatë dhe në bazë të kërcënimeve që i marr nga ana juaj edhe përskaj disa ankesave në MPB-SPB Kërçovë, kërkoj nga ju që në afat prej dy muaj të largoheni nga shtëpia ime“, thotë vajza.

Kjo nënë ka edhe vajza tjera, të cilat janë të martuara. TV21 i kontaktoi edhe ato, të cilat thonë se asnjëra prej tyre nuk ka kushte për ta strehuar. Shpresa e vetme e tyre është që dikush t’ju dalë në ndihmë për të ndërtuar një shtëpi të vogël për nënën.

Ndërsa vajza që nuk do të jetojë me të thotë se kanë probleme që kur ka qenë e vogël. Ajo mohoi akuzat ndaj saj dhe hodhi akuza drejt nënës për ofendime dhe dhunë duke thënë se ajo ka sakrifikuar shumë për këtë familje dhe nuk ju shpërblye mundi, andaj siç tha ajo është koha që nëna e saj të largohet nga shtëpia dhe të vazhdojnë jetën të qetë të dyja.

/GazetaSinjali/

METROPOL MAGAZINE


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate