Rozana Radi tregoi së fundmi se familjes së saj i është shtuar një anëtar i ri.

Artistja adobtoi një qenushe të cilën vendosi ta quajë Lily dhe publikoi një foto të saj në Instagram.

Mirëpo mes shumë komenteve, nuk mungoi një koment ofendues nga një ndjekëse e cila i shkroi:

Loading...

Rozana nuk e la pa përgjigje dhe iu kthye, madje duke e publikuar komentin e saj në Instastory.

“Beqare mos je vet shpirt se un se mbaj mend sa shume kohe ka kaluar kur kam qene, por edhe po te ishe ç’te hyn ne xhep ty qeni, macja, ime …. Ty kur te solli nena ne jete cfarë te mesoi? Ti besh llogarinë te tjereve?! Pse jeni kështu moj aman! Gra qe hanë gratë! Çfare mllefi ke qe rri ne insta e te del pune me punet e botes. Bej palester ose bej dicka qe te djersitesh se cliron energjitë negative mos i nxirr ketu me emer dhe mbiemer se ja tani per dreq do te marrin portalet! Edhe po e hoqe ti i kam bere foto un dhe do ta hedh ne story. Pse do te deshtosh ne daljen tende te pare ose me mire degjo mua, hap nje profil fallco dhe opaaaa bjeri te gjitha grave, qeneve, maceve edhe zogjve po pate fuqi…. bjeri. Moj c’te plasi se me adresë fallco do jesh. Gra qe hane gra turp”, shkruan Rozana.

Loading...